Albspirit

Media/News/Publishing

Ekziston një vend ku studimet paguhen me seks

Një në tre studentë britanikë janë të gatshëm të shkëmbejnë marrëdhënie seksuale me një të panjohur në këmbim të arsimit falas. Ky është shqetësimi i fundit i ngritur atje për shkak se brezi i studentëve po futet në borxhe apo në lidhje  të shumta seksuale si shkak i rritjes së tarifave të shkollimit dhe shpenzimeve të jetesës si dhe ulje të fondeve.
Duke iu përgjigjur pyetjeve për një projekt kërkimor të kryer nga Universiteti i Londrës South Bank me The Independent, shumica dërrmuese e studentëve kanë thënë se do e merrnin në konsideratë të krijonin lidhje seksuale në këmbim  të ndihmës financiare për të kryer studimet.
Anketa e analizuar nga The Independnet ka marrë në pyetje  1477 pjesëmarrës, dhe u gjet se 70 % janë të stresuar mbi paratë dhe 53 % që janë detyruar të punojnë dhe të studiojnë njëkohësisht për të mbuluar shpenzimet e tyre.
Të paktën 88 % thanë se do të ishin disi të interesuar që dikush tjetër të paguante për shkollimin e tyre,  me më shumë se gjysmën 52 % që pranonin se ishin “shumë të interesuar”.
Duke komentuar gjetjet, Shelly Asquith, nënpresident i NUS për mirëqenien, tha se, “Në kontekstin e rritjes së tarifave të shkollimit, rritjes së qirasë dhe heqjes së granteve të mirëmbajtjes, nuk është çudi që studentët po kërkojnë gjithnjë e më shumë mënyra të reja për të financuar diplomën e tyre”.
Prej 920 pjesëmarrësve që u përgjigjën në pyetjen, “Sa do të ishit për një arsim falas të financuar nga dikush që do krijonit lidhje?”, 75 % thanë se do të investonin një pjesë të kohës së tyre  për një marrëdhënie intime.
Studiuesit  e projektit të Universitetit ndër to Julia Shaw dhe Gemma Daglish thanë se të anketuarit ishin të gatshëm të shkonin “më tej” se sa kishin pritur dhe se ideja e të rinjve për të kryer marrëdhënie seksuale në këmbim të arsimit falas ishte e fundit që mund të ndodhte.
Të rinjtë kanë përdorur termin ‘Sugar baby’, që sipas ekspertëve tingëllon pak më mirë se ‘prostitutë’ ose ‘eskortë’.

Please follow and like us: