Betohen gjashtë ministrat e rinj, Rama mungon në ceremoni
Pas votimit në seancën e Kuvendit dje pasdite, gjashtë ministrat e rinj janë betuar tek Presidenti i Republikës, Bujar Nishani. Ajo që na sy ishte mungesa e kryeministrit Rama i cili nuk ishte i pranishëm në ceremoni. Gjashtë ministrat e rinj u propozuan nga PD pas marrëveshjes Rama-Basha për t’i dhënë fund krizës politike në vend, duke bërë që opozita të futet në zgjedhje. Ministrat e rinj që u betuan janë:
- Ledina Mandia në postin e Zv/kryeministrit
- Dritan Demiraj në postin e ministrit të Brendshëm
- Helga Vukaj, Ministër i Financave
- Gazmend Bardhi, Ministër Drejtësie
- Mirela Karabino, Ministër i Arsimit dhe Sportit
- Arben Beqiri, Ministër i Shëndetësisë
- Xhuljeta Kërtusha, Ministre e Mirëqenies Sociale.
Please follow and like us: