Dritan Demiraj shkëmbehet me Fatmir Xhafën në korridoret e Ministrisë së Brendshme
Fatmir Xhafaj nuk arriti ta mbajë as dy muaj mandatin si Ministër i Brendshëm. Mësohet se ai nuk e ka pritur mirë vendimin e Edi Ramës që pranoi ta sakrifikonte për hir të marrëveshjes me PD.
Xhafaj është shkëmbyer në korridoret e Ministrisë së Brendshme me pasardhësin e tij Dritan Demiraj në krye të këtij dikasteri.
Pak minuta pasi Dritan Demiraj ka hyrë në godinë për të nisur punën e tij, nga Ministria e Brendshme ka dalë Fatmir Xhafaj.
I shoqëruar sërish nga zëvendëskryeministrja Ledina Mandia por edhe shumë qytetarë të tjerë, Xhafaj ka dhënë një prononcim të shkurtër për gazetarët e komentin e ka pasur pikërisht për shoqëruesen e tij.
“Skam asgjë për të thënë përveç faktit se po eci me zv.kryeministren”, tha Xhafaj.
Dritan Demiraj ka nisur sot zyrtarisht detyrën si ministër i Brendshëm. Ai është fotografuar teksa shkon në zyrën e re në Ministrinë e Brendshme.
Demiraj u votua dje në Kuvend së bashku me 5 ministra të tjerë teknikë si pjesë e marrëveshjes Rama-Basha që garantoi hyrjen e PD-së në zgjedhje.