Krijoi një miniaturë të Kim Jong, autori merr kërcënime nga Korea e Veriut
Karl Holmstron nga Irlanda është krijuesi i kukullës së diktatorit të Koresë së Veriut. Holmstrom është kërcënuar nga agjentët e Koresë së Veriut për këtë vepër.
Ai shpreson që të mbledhë 15 mijë dollarë që të financojë kukullën që i ngjan diktatorit, por ka lajmëruar se ka marrë dy telefonata kërcënuese.
32-vjecari tha për Belfast Telegraph se ka qenë gjithashtu viktimë e një përpjekje hakmarrëse, por vazhdon të përpiqet që kukulla të vijë në treg së shpejti.
“Linja ishte shumë e keqe dhe ata kishin zë shumë të trashë. Nuk mund të jem i sigurtë që këta njerëz thërrasin nga ambasada e Koresë së Veriut. Por më pas janë përpjekur që të hyjnë në email-in tim pasi un doja të hyja dje, por ishte mbyllur,” – sqaroi ai.
Ndërkohë, nga shuma prej 15 mijë dollarësh, ka arritur të mbledhë vetëm 224 dollarë dhe vazhdon të kërkojë fonde që të realizojë ëndrrën e tij.