Vritet me armë drejtori i OSHEE në Vlorë, plagoset një tjetër
Qyteti i Vlorës është tronditur mbrëmjen e sotme nga një ekzekutim me armë zjarri. Në sheshin e “Flamurit” është ekzekutuar me armë drejtori i OSHEE në këtë qytet, Roland Qaliu. Ndërkohë i plagosur ka mbetur dhe shtetasi Erven Hyseni. Ngjarja ka ndodhur pranë një hoteli. I plagosuri është transportuar në spitalin rajonal për marrjen e ndihmës mjekësore. Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për krimin.
Please follow and like us: