“Sup më sup lidhur si malet, LSI-ja kurrë nuk ndalet”, vargjet e Luan Ramës në Kukës
I njohur për krijimtarinë e tij dhe pasionin për poezinë, nënkryetari i LSI-së Luan Rama ka befasuar qytetarët, të cilët nuk prisnin vargje nga një politikan.
Vargjet e Luan Ramës në Kukës:
“Sa të ketë fjalë e besë Malësia
del e para LSI-ja
sup më sup lidhur si malet
LSI-ja kurrë nuk ndalet”.
Në qytetin e Kukësit Rama ka prezantuar kandidatët për deputet të LSI-së, duke theksuar se LSI është forcë e parë dhe do të qeverisë për qytetarët, jo për kryetarët.
“Edhe Kukësi do të ketë deputet të LSI-së në Parlament. Selvi Beçaj zgjedhja më e mirë për Kukësin dhe ju ftojmë të zgjidhni një vajzë Kukësi jo një të importuar”, ka thënë Luan Rama.
Please follow and like us: