‘Më lejoni të largohem’ (Foto)
Pierre-Emerick Aubameyang dëshiron të largohet nga Borussia Dortmund gjatë kësaj vere.
Sulmuesi nga Gaboni, Pierre-Emerick Aubameyang ka kërkuar nga drejtuesit e Borussa Dortmundit që ta shesin gjatë kësaj vere.
Aubameyang beson se ka dhënë gjithçka për Dortmundin, por tashmë ka ardhur në një fazë kur i duhet një sfidë e re në karrierë, shkruan Bild.
Dëshira e lojtarit është që të transferohet në Real Madrid, atje ku edhe i kishte premtuar gjyshit të tij se do të luante një ditë.
Por, kjo nuk është skuadra e vetme e interesuar për të, pasi në garë janë edhe dy skuadrat e mëdha evropiane, Milan dhe PSG.
Nëse skuadra gjermane vendos që ta shes, atëherë ajo për shërbimet e tij kërkon 85 milionë.
Aubameyang edhe këtë edicion ishte golashënuesi më i mirë në Bundesliga me 31 gola, një më shumë se sa sulmuesi i Bayern Munichut, Robert Lewandowski.