Albspirit

Media/News/Publishing

Hoxhaj e Çitaku i reagojnë Vuçiqit: Kosova, kurrë pjesë e Serbisë

Ministri i Jashtëm në Qeverinë në largim të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka bërë betimin njësoj, sikurse edhe paraardhësit e tij, duke u mbështetur në mite.

“Kosova kurrë nuk do të jetë pjesë e Serbisë. Betimi i Vuçiqit, jo vetëm që është jo i vërtetë dhe i parealizueshëm, por ai dërgon mesazhe negative gjithë rajonit se Serbia edhe më tutje jeton në mite”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

Vucic sworn in as Serbia’s new president on same mythical claims as his predecessors. Kosovo never was and never will be part of Serbia. 1/2

​Ndërkaq, ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku në një reagim rreth betimit të Vuçiqit në postin e presidentit të ri të Serbisë, ka shkruar se fjalimi i Vuçiqit në Kuvendin e Serbisë nuk dallon shumë nga ato të radikalit, Vojisllav Sheshel.

“Gjatë ceremonisë së dhënies së betimit, presidenti i Serbisë ka thënë se do të luftoj që ta ruaj Kosovën si pjesë të Serbisë. Në cilën botë jeton ai?”, ka shkruar Çitaku në Twitter.

Vucic took office of the of Serbia .With his speech he demonstrated he has not changed much from the time he was following Sesel.

Të mërkurën, Aleksandër Vuçiq, ka bërë betimin për president, i përcjell nga protestat opozitare të cilat kundërshtuan inaugurimin e tij.

Ai ka pasuar presidentin në largim, Tomisllav Nikoliq.

Please follow and like us: