Gerta Zaimaj: Shqiptarët, seksi dhe politika
Seksi dhe politika; për ne që vijmë nga gazetaria e dimë mirë se këto janë dy fushat që shesin, në kuptimin e tërheqjes së audiencës, të paktën kështu kemi mësuar në Shkrim dhe Raportim Lajmi. Por kjo varet gjithmonë edhe nga vendi ku ndodhemi. Në vendet ku janë thyer të gjitha tabut e seksit dhe për këtë temë flitet hapur nuk kanë interes aq të madh lajmet që publikohet mbi këtë temë. Po ashtu edhe politika, në vendet me demokraci të zhvilluar e të përparuar qytetarët nuk duan tja dinë për politikën e jo më të jenë militant të saj. Ata interesohen për politikën në kohë zgjedhjesh e sidomos kur ka ndonjë ngjarje me rendësi e që do të ndikojë drejpërdrejtë në jetën e tyre.
Por shqiptarët, në të dyja këto raste nuk ‘ngopen’ kur bëhet fjalë për këto lloje informacionesh, në çdo kohë, dimër e verë, të ngrënë e të pa ngrënë, natë e ditë duam të dinë çfarë u ndodh liderve të tyre politikë, ore edhe sikur një gjemb t’ju hyjë në këmbë.
Një tendencë që është për t’u habitur kam vënë re gjatë një monitorimi të shpejtë në pultin e webit opinion.al, ku dominojnë fuqishëm në klikime lajmet për politikën dhe seksin edhe pse këto të fundit janë të pakta në numër. Thuajse çdo lajm apo material që vjen nga politika akuzat, sharrjet, batutat, fjalime, thashetheme, pazare e takime kryesojnë për disa orë lajmet më të lexuara.
Po ashtu lajmet me përmbajtje seksuale, eros janë në on top, pastaj çdo gjë tjetër kalon shpejtë. E çuditshme është, ankohen tërë kohës, por nuk do t’ja dijë njeri për ekonominë e këtij vendi, për kulturën e socialen jo e jo. Si ka mundësi që kur hedh lajme për ekonomin ato nuk klikohen? Këtu më vjen një pyetje tjetër për kanali e vetem të profilizuar për informacionet mbi ekonomin TV SCAN? A ka ndonjë njeri që e ka kthyer telekomandën ndonjëherë atje?
Ama një gjë është e sigurt, që 17 për 18 maj, kur Rama-Basha u takuan për marrëveshjen e famshme, ka lënë shumë njerëz pa gjumë. Përveç disa dhjetra bisedave që dëgjova ditën tjetër, ku tregonin për orët e pritjes, në lokale e në shtëpi, të bërë grup apo vetëm, të njëjtën gjë e dëshmoi edhe matja e audiencës në kohë reale në webin informativ opinion.al.
Teksa ata të relaksuar, ndoshta edhe mes batutave, bisedimeve të gjata arritën të dakortësohen, nga ana tjetër të “luanin” dhe t’ja u shtonin më shumë ankthin shqiptarëve, në një bisedë tek për tek, për mbi 4 orë të shoqëruar me kafe e pije. Shqiptarëve po ju ‘plaste zemra’ nëse do të dilte tym i bardhë derisa më në fund i panë bashkë.
Këtë tregoi edhe pulti i opinion.al atë ditë pas marrëveshjes, që ishte dhe webi i pare që u komunikoi njerëzve lajmin e arritjes së negociatave, pulti ishte lartë në numër lexuesish, ku mbi 80% e tyre ishin pikërisht në atë lajm, sikur të ishte ora 2 e drekës dhe jo dy e natës. Ja pra që shqiptarët i lë edhe pa gjumë politika. Nuk lodhen jo nga politika, sa më shumë t’u hedhësh, aq më shumë e duan.
Nga ana tjetër temat errotike janë gjithmonë të klikuara, sa kur s’ka ngjarje nga politika ato janë mbështetja kryesore e pultit. Vetëm pak ditë me parë u publikua një material: “Vendet më të çmendura ku të gjithë duhet të bëni njëher seks”, si asnjëherë, ka qenë një nga lajmet që ka ndenjur për më shumë se 3 dite me radhë në rradhën e lajmeve më të lexuar në kohë reale edhe pse ishin hedhur një sërë lajmesh nga aktualiteti.
Por një tjetër fenomen i çuditshëm vihet re kur publikohen materiale mbi seksin, ka me dhjetra, ndonjëherë edhe qindra komente që shajne drejtuesin e portalit, apo edhe gazetarët për publikimin e tyre, ndërkohë që pikërisht në atë lajm është trafiku më i madh i klikimeve. Sa më provokuese të jete skena në foton e lajmit, aq me shumë të shara merr portali, por shumë më shumë klikime merr ai lajm.
Eshtë tepër interesante; mezi e kanë pritur një lajm të tille, e lexojnë, ndoshta edhe disa herë e në fund, për të treguar ku di unë se çfarë, lëshojnë sharrje dhe akuza në drejtim të portalit. E çuditshme, e kritikojnë ate që duan me shumë, por nuk e kuptojnë që në këtë rast faji nuk u takon portaleve, por atyre (audiencave), sepse janë pikërisht ato që orjentojnë drejtë informacioneve të tilla. /opinion.al