Albspirit

Media/News/Publishing

Britani, Corbyn kërkon dorëheqjen e kryeministres

Lideri opozitar në Britani, Jeremy Corbyn, ka kërkuar nga kryeministrja, Theresa May, që të paraqes dortëheqje për shkak të reduktimeve në numrin e pjesëtarëve të polcisë, gjatë punës së saj gjashtëvjeçare si sekretare e brendshme.

I pyetur sot nga televizioni ITV se a i mbështet thirrjet për dorëheqjen e zonjës May, lideri i Partisë Laburiste, Jeremy Corbyn, tha “se do të kërkoja me të vërtetë…ne kurrë nuk është dashur ta shkurtojmë numrin e policëve”.

Më herët gjatë ditës, kryeministrja May është ballafaquar me pyetje nga gazetarët, nëse ka keqardhje për zvogëlimin e numrit të policëve për afro 20 mijë, gjatë kohës sa ishte sekretare e brendshme, në periudhën 2010 – 2016, ndërsa ajo është përgjigjur duke thënë se forca policore e Londrës është “mirë me burime” dhe ka “kapacitete shumë të fuqishme kundërterroriste”.

Këto zhvillime u bënë derisa policia i ka vazhduar hetimet lidhur me sulmin terrorist në Londër, para dy ditësh, me ç’rast janë vrarë 7 vetë dhe plagosur dhjetëra të tjerë.

Please follow and like us: