Albspirit

Media/News/Publishing

Sondazhi italian: Sa pëlqehen liderët dhe si ndahen mandatet pas 25 Qershorit?

“Instituto Piepoli” ka publikuar sot të dhënat e para në lidhje me sondazhin e kryer për Shqipërinë. Sipas institutit italian, në sondazh janë përfshirë popullata mbi 18 vjeç në të gjithë territorin e vendit. Metodologjia e përdorur është telefoni fiks dhe ai celular, ndërsa sondazhi parashikon mandatet që merr secila parti në rang kombëtar. Sondazhi i parë në Report TV lidhet me politikanin e preferuar nga shqiptarët, besueshmërinë dhe performancat e tyre. Sipas “Piepoli” performanca e Edi Ramës dhe Lulzim Bashës është vlerësuar si më poshtë:

EDI RAMA:
Shumë mirë 29%
Mirë 37%
Mjaftueshëm 19%
Dobër 12%
Nuk e di 2%

LULZIM BASHA:
Shumë mirë 12%
Mirë 31%
Mjaftueshëm 32%
Dobët 23%
Nuk e di 2%

Sa besim keni te kryeministri Edi Rama?
Shumë mirë – 40%
Mjaftueshëm – 15%
Pak – 14 %
Aspak – 28 %
Nuk e di – 3%

Sa besim keni te Ilir Meta?
Shumë 15%
Mjaftueshëm 18%
Pak 23%
Aspak 41%
Nuk e di 3%

Sa besim keni te Sali Berisha?
Shumë 22%
Mjaftueshëm 16%
Pak 14%
Aspak 46%
Nuk e di 2%

Sa besim keni te Ben Blushi?
Shumë 5%
Mjaftueshëm 17%
Pak 23%
Aspak 51%
Nuk e di 4%

Nëse zgjedhjet do zhvilloheshin sot 140 mandatet në Kuvendin e Shqipërisë do të ndaheshin kështu?

PS, 48-52% vota, 69-73 mandate

LSI, 9-13% vota, 14-18 mandate

PBDNJ- 0-2% vota, 0-2 mandate

PD, 28-32% vota, 41-45 mandate

PR, 1/3% vota, 1 mandat

PDIU, 1-2% vota, 2-4 mandate

FRD, 0-2% vota, 0-1 mandate

LIBRA, 1-3% vota, 1-3 deputet

Sfida 1-3 % vota, 1-3 deputetë

“Instituto Piepoli” njihet në vendin tonë kryesisht për saktësinë në zgjedhjet lokale të vitit 2015 kur parashikoi rezultatin për të pestë kandidatët që garonin për Bashkinë Tiranë.

Please follow and like us: