Albspirit

Media/News/Publishing

Franca voton: Macroni pret fitore dërrmuese në zgjedhjet parlamentare

Më shumë se një muaj pas fitores së Emmanuel Macronit në zgjedhjet presidenciale, sot francezët po votojnë për parlamentin e ri. Sipas sondazheve, pritet një shndërrim i sistemit politik në Francë.

Frankreich Wahlen Nationalversammlung Emmanuel Macron (Reuters/P. Wojazer)

Në Francë kanë nisur votimet për raundin e parë të zgjedhjeve parlamentare. Deri në mesditë pjesëmarrja në votime ishte 19.24 përqind, bëri të ditur Ministria e Brendshme franceze. Kjo është një pjesëmarrje më e ulët se në vitin 2012, kur në të njëjtën kohë votën e patën dhënë 21.06 përqind e zgjedhësve.

Kampi i Presidentit Emmanuel Macron pritet që në zgjedhjet e sotme parlamentare të marrë një shumicë të qartë. Sondazhet e shohin partinë e Macronit “La Republique en Marche!”dhe aleatët e saj në kuotën 30% të votave. Por për shkak të sistemit mazhoritar kampi i Macronit megjithatë mund të arrijë të marë 400 prej 577 mandateve për deputetë. Rezultati përfundimtar pritet vetëm pas raundit të dytë të votimit, pas një jave.

Frankreich Wahlen Nationalversammlung Emmanuel Macron (Reuters/P. Wojazer)

Zgjedhjet konsiderohen një test vendimtar për Presidentin 39 vjeçar. Përfundimi i tyre do të përcaktojë mbështetjen parlamentare të Macronit për vënien në jetë të planeve të tij ambicioze reformuese. Deri tani, partia e Macronit nuk përfaqësohet në parlament.

Zhdërvjelltësimi i legjislacionit të punës – plani kryesor

Me një shumicë absolute në Asamblenë Nacionale Macroni do të kishte hapësirë të gjerë veprimi për ligjet që dëshiron të miratojë, për ta vënë në lëvizje ekonominë franceze. Plani më ambicioz i tij është zhdërvjelltësimi i legjislacionit të punës.

Votat jepen në 577 zona zgjedhore. Për t’u zgjedhur në raundin e parë, një kandidat duhet të marrë të paktën 50 përqind të votave. Nëse këtë nuk e arrin – si zakonisht – asnjë kandidat, në zgjedhjet e balotazhit në 18 qershor marrin pjesë të gjithë ata kandidatë, që kanë arritur të marrin në raundin e parë të paktën 12,5 përqind të votave.

Qendrat e votimit janë hapur deri në orën 18.00, në qytetet e mëdha edhe dy orë më shumë. Për shkak të rrezikut terrorist për Francën, votimin e mbrojnë më shumë se 50.000 policë. Jo më larg se e marta, një polic vrau para Katedrales së Notre Damit në terrorist të dyshuar, pasi ai e pati plagosur më parë duke e goditur me çekiç.

Please follow and like us: