Albspirit

Media/News/Publishing

BE heq shërbimin Roaming

Nga 15 Qershori vendet e Bashkimit Evropian do të çlirohen nga shërbimi roaming i telefonisë celulare. Ata që udhëtojnë brenda hapësirës europiane nuk do të paguajnë tarifën roaming për të dërguar mesazhe, bërë thirrje telefonike apo lundruar në internet. Nga e enjtja të gjithë europianët do të paguajnë bazuar në çmimet e brendshme përmes paketave të telefonisë celulare ku ata janë abonentë. Tarifimi i tyre do të bëhet si të ishin brenda kufijve të vendit të tyre.

Abonentët do të kenë mundësi të kontrollojnë  kreditet që kanë në dispozicion si dhe mund të informohen për gjendjen e llogarisë kur udhëtojnë. Për të shmangur faturat e kripura BE ka vënë një kapak 50 euro (ose ekuivalenti në një monedhë tjetër) mbi sasinë e të dhënave që konsumatori mund të “shkarkojë” nga celulari, përveç rasteve kur është rënë dakord për një tavan më të lartë me ISP-në e tij.

Abonenti gjithashtu do të lajmërohet kur të arrijë 80% të kapacitetit të rënë dakord. Heqja e shërbimit roaming do të zbatohet fillimisht vetëm për vendet anëtare të BE-së, ndësa më do të përfitojnë edhe vende si Norvegjia, Islanda dhe Lihtenshtejni.

Please follow and like us: