Albspirit

Media/News/Publishing

Nishani dekoron Leka Bungon me Dekoratën “Nderi i kombit”

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i akordoi dt. 12/06/2017, nr. dekreti 10416 zotit Leka Bungo Dekoratën “Nderi i kombit” me motivacionin: “Në vlerësim të merituar të punës dhe kontributit të vyer shumëvjeçar të aktorit, regjisorit dhe skenaristit të shquar shqiptar, që nuk iu nënshtrua kurrë prangave të mendjes, me të cilat diktati i të ashtuquajturit realizëm socialist u përpoq më kot t’ia kufizonte e t’ia pengonte lirinë e krijimtarisë artistike”.

——-

Leka Bungo ka lindur më 28 shkurt 1944 në Vlorë, regjisor, aktor, dhe skenarist shqiptar. Ka kryer shkollën e lartë për aktor “Aleksandër Moisiu” dhe më pas një kurs njëvjecar për regjisurë në Institutin e Lartë të Arteve. Punoi një kohe si regjisor në teatrin “Bylis” të Fierit. Në fund të viteve ’80 u emërua regjisor në Estradën e Shtetit, në të cilën vuri në skenë disa shfaqje, ku u prekën probleme të mprehta sociale të kohës dhe ku satira përbënte elementin e tyre më të pranishëm. Pas viteve ’90 krijoi në hollin hyrës të godinës së Teatrit Kombëtar, teatrin privat ”Rubairat”, por që shpejt e humbi destinacionin e vet artistik si të tillë, derisa u mbyll më 2001 me rikonstruksionin që iu bë holleve të këtij teatri. Pas vitit 2002, emigroi në SHBA. Perveç punës si regjisor dhe aktor, ka shkruar edhe disa drama dhe skenar filmash, ndër to dramën “Pabesia” si dhe skenarët “Pas fasadës”, “Gjuetia e fundit” etj.

Please follow and like us: