Albspirit

Media/News/Publishing

Andi Bushati: Rama është një fyell

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’, duke analizuar qeverisjen 4 vjeçare të së majtës, e ka cilësuar kreun e qeverisë, Edi Ramën si ‘fyell’.

Fatos Lubonja: Një teatër i madh po ndodh, mitingje, trafik i tmerrshëm, rrugët janë si mos më keq. Kjo është një luftë për të shqyer Shqipërinë. Këtu vazhdon lufta edhe pas 25 viteve për të shqyer Shqipërinë. Pas marrëveshjes PS- PD, u spostua aksi, pasi tani është PD, plus PS, kundër partive të vogla dhe LSI.

Lubonja: Shpresoj që kryeministri të vij të bëjë një debat më të gjerë për të gjitha temat.

Zheji: Nëse Rama humbet numrin 71 të votave, humbet delirin e tij për të pasur vendimarrjen maksimale në ekzekutiv. Ilir Meta edhe në presionin e ri PD-PS, është kërcënuar për të mos pasur rolin e king makerit politik.

Shkullaku: Vajtja ime në çadër, unë atë reaksion e kam mbështetur pa komplekse. Kjo situatë është e paprecedentë, të treja partitë që bëjnë fushatë, të treja janë në qeveri. Si Rama dhe Basha kanë qeveri të përbashkët. Kulmi është që Rama godet qeverinë e tij dhe sulmon Ministrin e Transporteve, Hipotekave. Ministrat e LSI, gjatë këtyre katër viteve nuk janë përfolur në këto katër vite, por ministrat e rilindjes janë kampion si Ilir Beqaj, skandalet e Ministrisë së Mirqënies Sociale ku ishte Veliaj ,që nga droga etj ,dhe tani që duhet gjykuar qeveria, këta thon fajin e ka LSI. Karta më e dobët që ka Rama në këto zgjedhje është goditja nga LSI, e ka shpikur pasi nuk kishte kartë në këto zgjedhje.

Bushati: Edi Rama një fyell. Po të bëjmë një bilanc të kësaj qeverisje nuk ka nevojë të dëgjosh kritikët por të dëgjosh vetëm Ilir Metën dhe Edi Ramën. Fushata e Ramës sot, ngjan si ai fëmija që i thotë prindërit më jep dhe një mundësi se nuk gaboj më. Sulmonte në 2009 Metën e cilësonte hajdut, dhe në vitin 2013 tha, hajduti në sistemin tim bëhet i ndershëm, dhe i njëjti Ramë, thotë sot, më falni, nuk e ndryshova dot. Ore fyell ti nuk ke ndonjë pergjegjësi këtu.

Lubonja: Të gjithë po bëjnë opozitë dhe po bëjnë opozitë kundër vetes së tyre, bëjnë opozitë kundër qeverisjes dhe të treja palët janë në qeveri.

Lubonja: Një kopje e shëmtuar e fotos së Ramës, me Obabëm. Unë them shyqur që nuk shkova në çadër, del ky i Republikës së Re, të na genjejë ne me një fotografi me Trump. Kjo është një foto e bërë në një fushatë të një senatori dhe këto foto janë paguar, dhe nuk është takim, është thjesht foto. Këta po na trajtojnë si budallenjë, duke na treguar fotot.

Please follow and like us: