Albspirit

Media/News/Publishing

Rama sulmon Balilajn e LSI: Ka mbushur administratën me kushërinj

 

Kryeministri Rama ka çuditur pjesëmarrësit në mitingun e Sarandës teksa ka lexuar një letër të gjatë me emra dhe poste në administratë. Rama ka sulmuar kreun e Bashkisë Delvinë, Rigels Balilajn, për nepotizëm duke emëruar dhjetëra kushërinj të parë, të dytë dhe krushq. “Tani më thoni ju mua: Kjo është Shqipëria që duam ne? Këtu nuk është fjala për një parti, por për një sistem. Parti që vijnë te ju dhe vijnë me lloj lloj flamujsh e premtimesh. Marrin votat tuaja dhe pastaj turren në Tiranë për koalicion. Kjo është një luftë për historinë e re të Shqipërisë” – tha Rama në Sarandë. Bashkia e Delvinës drejtohet nga Rigels Balilaj, i zgjedhur nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

Disa nga emrat që denoncoi Rama:

  1. Everton Shehu, drejtor i transporteve djali i tezes së kryetarit të bashkisë.
  2. Elvira Dhima shefe e financave kushërira e dytë e kryetarit te bashkise.
  3. Denis Balili inspektor ne IKMT Sarande vellai.
  4. Ingrida Balili financiere ne drejtorine e shendetit publik bashkeshortja e kryetarit te bashkise.
  5. Rovena Llalla inspektore ne hetimin tatimor ne Sarande dhe Bashkim Cepani vjerri i kryetari te bashkise.
  6. Emiljano Hamzai kusheriri i pare i nuses e kryetarit dhe shoferi i kryetarit te bashkise.
  7. Engjell Hamzai shofer me makine e pastrimit te qytetit dajua i nusese se kryetarit te Bashkise.
  8. Bajram Alidhima nepunes prane zyres urbanistike kusheri i dyte me kryetarin e bashkise.
  9. Besar Kapllani jurist ne bashki krushk me kryetarin e Bashkise.
  10. Fatmir Bulaj nepunes ne Bashki kusheri i dyte.
  11. Enkelejda Ballaci punonjese e gjendjes civile krushk me kryetarin.
  12. Velo Maksuti punonjes ne zjarrfikes krushk me kryetarin e Bashkise.
  13. Elsa Hamzai mesuese ne fshatin Kopaçez kusherira e pare e nuses se kryetarit te bashkise.
Please follow and like us: