Albspirit

Media/News/Publishing

Harallamb Kota: Poezia shpirtërore në librin “Shpresën mbaj tek ti”, e autores Alma Mehmeti

 

 

 

Alma Mehmeti, paraqitet para lexuesit me librin e saj me Poezi “Shpresën mbaj tek ti”. Në të gjitha poezitë e saj, autorja vjen me piksynime të qarta lidhur me atdhedashurinë, moralin dhe familjen.

Megjithatë, autorja Alma Mehmeti synon të dalë nga kornizat kufizuese dhe t’na sjell ndjesi rinore dhe dashurinë e moshës, që nga bangat e shkollës e më tej. Alma, është e sinqertë me vargun e saj dhe e ndërton atë plot pasion duke derdhur meditimet e shumta të mbledhura nga miq, shok e shoqe, lidhur me aspekte të jetëve individiale dhe shoqërore.

Autorja, e përshkruan jetën thjesht, e jeton dhe e dashuron, por njëkohësisht ëndëron shumë. Alma rinore, ëndëron princin e kaltër siç ëndërojnë të gjitha moshateret e sajë. Ajo është e ndërgjegjshme për pamundësinë e kësaj ëndëre, por dëshiron ta shikoj dhe ta shijoj.

Autorja Mehmeti, edhe pse i drejtohet qiellit, është e vetëdijshme që jeta me të mirat dhe mbrapështitë e saj realizohet në tokë.

Në vjershat e autores Mehmeti, vend të dukshëm zënë poezitë e pafund për nënën, ku ajo hedh dashurinë e sajë pakufi dhe shprehet me një mall të paçmallur. Duke qenë edhe vetë nënë e dy vajzave, ajo dyzohet dhe kombinon një dashuri të dyfishtë. Poezitë e autores Mehmeti, prekin edhe shumë aspekte të jetës shoqërore dhe shtetërore. Ajo me vargun e saj, ironizon pozicionin e privelegjuar të burrit në shoqëri, hapësirat pa pengesa të djemve dhe lirinë e tyre për të dashuruar. Ajo vargëzon e pikëlluar që vajzat shqiptare janë ende të paragjykuara, ndërsa gratë të dënuara të mbyllen në shtëpi e ti shërbejnë burrit. Në kulmin e pikëllimit autorja, kërkon ndihmën e zotit, duke mos e ditur ende misionin që ai i ka ngarkuar klerikëve (barrijve) ndaj besimimtarëve (deleve) .  Autorja Mehmeti, ngrihet mbi moralin e ulët të disa fqinjëve që e rrethojnë, dhe për të dalë nga kjo baltovinë, mjaftohet me vajzat e sajë, duke u kushtuar vjershën “vajzat,ilaçi i zemrës”.

Mendoj se autorja Mehmeti, ka hedhur një hap të rëndësishëm në jetën e sajë artistike, duke guxuar të shkruaj vjersha, një gjini shumë e lakmuar por tepër e vështirë. I uroj autores Mehmeti, suksese në udhën e saj poetike.

 

Studiues

 

Please follow and like us: