Sadik Bejko: Dhjete shekuj poezi bizantine
Keto poezi bizantine i perkasin periudhes para shekullit te tete pas Krishtit.
Nga Bizanti, nje perandori që zgjati mbi dhjetë shekuj, kemi pak, fare pak letërsi. Përmendet gjithësesi “Antologjia Palatine” me 137 poezi, përmbledhur në shekullin VIII. Rreth një e teta e poezive të kësaj antologjie janë shkruar nga shtresa e lartë e shoqërisë bizantine:gjykatës, zyrtarë të lartë, drejtues të ekonomisë, obortarë, klerikë të lartë, historiane si Agathia etj etj.
Keta poete bizantine ndiqnin një stil grek që të kthente mijëra vjet pas, te poezia klasike greke e perenduar.
Ja dy shembuj:
Kryenecja
Ti rrotullon sytë ngjashëm me një zjarr të zi,
Buzët e kuqe krekosur, shpërfillshëm sa ti,
E hirshme, ngjethëse, flokët të llakuar
Derdhur supeve krenare e gjer përmbi duar.
Ndodh: në plasë të zemrës krenia të anojë nga mekja,
Por jo, ju nuk zbuteni kurrë, as dhe nga vetë vdekja.
***
AnakreontIt
Nën diell lart gjithë kohën ishe tapë dhe the: jetoj mirë.
Tash je esëll në ferr, rrap-shtrap i gjen rrugët në errësirë.