Albspirit

Media/News/Publishing

Ristani kundër Bashës: Po shkel statutin për tu rizgjedhur vetë Kryetar

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani ka reaguar për situatën e krijuar në PD pas hapjes së procesit zgjedhor për kryetarin e ri. Ai hedh akuza ndaj Bashës duke deklaruar se “është shkelje e statutit delegimi i kompetencave nga Kryetari tek nënkryetarët.  Ai sqaron se kur kryetari dorëhiqet detyrat organizative i merr sekretari i përgjitshëm i cili mbledh Këshillin Kombëtar për caktimin e datës së zgjedhjeve. Sipas tij, Basha po bën manovra, për tu rizgjedhur vetë në krye të partisë.

Më poshtë deklarata e Ristanit për zgjedhjet në PD

Me qellim sqarimin e opinionit publik dhe mbi te gjitha te anetaresise se Partise Demokratike dhe situates se krijuar se fundmi me procesin zgjedhor per Kryetar te Partise Demokratike, ndjej detyrimin dhe pergjegjesine si Sekretar i Pergjithshem i Partise Demokratike te bej me dije se:

Delegimi i kompetencave organizative nga Kryetari tek nenkryetaret eshte jo statutor dhe pa permbajtje, sepse kompetencat organizative i takojne ne baze te statutit Sekretarit te Pergjithshem.

Neni 43 thote se ne rast doreheqje etj te Kryetarit, Sekretari i Pergjithshem mbledh Keshillin Kombetar i cili komandon Nenkryetarin qe do te drejtoje Partine. Pra kompetenca e komandimit i takon Keshillit Kombetar i cili thirret nga Sekretari i Pergjithshem.

Vendimi i dy nenkryetareve per te thirrur zgjedhjet, caktimin e dates se zgjedhjeve dhe dates se paraqitjes se kandidaturave eshte vendim i pa mbeshtetur ne statut.

Ne baze te nenit 40/2 te statutit te Partise, shpallja e dates se zgjedhjeve dhe e dates se paraqitjes se kandidaturave eshte kompetence e Kryesise Partise.

Per ta vendosur situaten ne shtratin statutor, per te garantuar integritetin e zgjedhjeve ne Parti dhe per te rifituar besimin e anetaresise, eshte e nevojshme rinisja e procesit mbi bazat e statutit te PDSH-se.

Please follow and like us: