Albspirit

Media/News/Publishing

Këta janë 10 personat më të pasur të të gjitha kohërave

Kush kishte më shumë para, John D.Rockfeller apo Gjingis Khan? Kjo është një pyetje e thjeshtë që kërkon një përgjigje të vështirë.

Kjo listë që do ta shfaqim më posht me njerëzit më të pasur në gjithë kohërat është bazuar në intervistat me akademik të historisë dhe historianë të ndryshëm, shkruan time.com, transmeton lajmi.net.

-Gjingis Khan: I lindur më 1162-1227 me vendlindje në perandorinë mongole. Në pronësi kishte shumë tokë. Ai ishte një nga udhëheqësit ushtarak më të suksesshëm në të gjitha kohërat. Nuk dihet sakt pasuria e tij, pasi që ai i kishte humbur të gjitha në fund dhe, nuk la dëshmi.

-Bill Gates: nga Amerika, pasuria e të cilit është 78,9 miliardë. Gates është personi më i pasur që është gjallë. Ai ka rreth 8 miliardë më shumë se themeluesi i Zara, Amancio Ortega, person i dytë më i pasur në botë.

-Alan Rufus: i njohur edhe si Alan the Red. Jetoi prej 1040 deri me 1093. Pasuria e tij, e konvertuar në vlerën e tashme, ishte 194 miliardë dollarë. Ishte nipi i pushtuesit William, transmeton lajmi.net.

Ai vdiq me £ 11,000 (13847.01 euro te vlerës së sotme), sipas Philip Beresford dhe Bill Rubenstein, autorët e  librit ‘Të pasurit e më të pasurve’.

-John D. Rockfeller: Jetoi prej 1839-1937 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasuria e të cilit ishte 341 miliardë dollarë të vlerës së sotme.

Rockfeller filloi të investojë në industrinë e naftës në vitin 1863 dhe në vitin 1880 kompania e tij kontrolloi rreth 90 përqind të produkteve të vajit në Amerikë.

-Andrew Carnegie: Lindi më 1835 deri më 1919, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sikur pasuria e tij të matej me vlerën e sotme, ajo do të peshonte në 387 miliardë dollarë. Ky konsiderohet si amerikani më i pasur ndonjëherë. Skoeci shiti kompaninë e tij U.S Steel për J.P Morgan për 480 milionë në vitin 1901, duke marr kështu pushtet ekonomik të barabartë me 372 miliardë në vitin 2014, transmeton lajmi.net.

– Josef Stalin:1878-1953 nga Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike. Kishte kontroll të plotë të një kombi me 9.6% të GDP-së globale. Stalin është një figurë jo e zakonshme në historinë moderne ekonomike, një diktator me një fuqi absolute i cili po ashtu kontrollonte një nga ekonomitë më të mëdha në botë. Pasuria e tij do të ishte ekuivalenti i 7.5 trilionë dollarë të vlerës së sotme.

-Akbar I: Jetoi prej vitit 1542 deri më 1605 në Indi. Drejtoi perandorinë me 25 përqindë të GDP-së globale. Ai një perandori që përbëntë rreth një të katërtën e prodhimit ekonomik global.

-Emperor Shenzong: Lindi më 1048 dhe vdiq më 1085. Jetoi në Kinë. Drejtoi perandorinë me 25 përdind deri 30 përqind të GDP-së globale.

Pasuria e perandorisë erdhi nga dy inovacionet  e tij teknologjike dhe aftësitë ekstreme në mbledhjen e taksave, e cila thuhet se ishte qindra vjet përpara qeverive evropiane.

-Augustus Caesar (Cezari Augustin): Lindi më 63 para erës së re, deri më 14 pas erës së re në Romën e Lashtë. Pasuria e tij ishte 4,6 trilionë dollarë.

Jo vetëm që ishte Augustus Caesar në krye të një perandorie që llogaritej për 25% në 30% të prodhimit ekonomik në botë, por sipas profesorit historian Stanford Ian Morris, Augusti në një pikë kishte mbajtur pasurinë ekuivalente personale për një të pestën e ekonomisë së perandorisë së tij.

Kjo pasuri do të jetë e barabartë me rreth 4.6 trilion në vitin 2014.

-Mansa Musa: Lindi më 1280 dhe vdiq më 1337, nga Mali (Afrikë). Më i pasur se që dikush mund ta përshkruaj ndonjëherë. Mansa Musa, mbreti i Timbuktu shpesh referohet si personi më i pasur në histori.

Thuhet se mbreti ishte prodhuesi më i madh i arit në botë në atë kohë kur ari ishte kërkesë e lartë.

Please follow and like us: