Albspirit

Media/News/Publishing

Ndihma për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin pret nënshkrimin e presidentit Biden, pas miratimit nga Senati

Senati miratoi me shumicë dërrmuese të martën ndihmën prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin, duke e çuar projekt-ligjin një hap më pranë nënshkrimit pas muajsh vonesash dhe debatesh të brendshme mbi rolin e Shteteve të Bashkuara në arenën ndërkombëtare.

Projekt-ligji u miratua me një shumicë 80 vota pro dhe 19 kundër, një shumicë komode duke pasur parasysh se nevojiteshin të paktën 60 vota. Hapi i fundit është nënshkrimi nga Presidenti Joe Biden që pritet së shpejti.

Miratimi i ndihmës prej 61 miliardë dollarësh për Ukrainën vjen ndërsa Kievi ka nevojë të jashtëzakonshme për furnizime të reja ushtarake dhe presidenti rus Vladimir Putin ka intensifikuar ofensivën.

Presidenti Biden i tha të hënën homologut të tij ukrainas Volodymyr Zelenskyy, se SHBA do të dërgojë furnizimet e mbrojtjes ajrore, sapo të miratohet legjislacioni.

Dhoma e Kongresit miratoi projekt-ligjin të shtunën përmes katër votimesh, duke e dërguar në Senat për miratim përfundimtar.

“Presidenti më ka siguruar se paketa do të miratohet shpejt dhe se do të jetë masive, duke forcuar mbrojtjen tonë ajrore si dhe aftësitë me rreze të gjatë veprimu dhe ato të artilerisë”, tha zoti Zelenskyy në një postim në platformën X.

Në fakt zyrtarët amerikanë thonë se Pentagoni është gati të dërgojë 1 miliard dollarë ndihmë të re ushtarake në Ukrainë, pjesa më e madhe pas javëve të ardhshme.

Projekt-ligji parashikon gjithashtu 26 miliardë dollarë ndihmë për Izraelin, si edhe ndihmë humanitare për qytetarët e Gazës, si edhe 8 miliardë dollarë për përforcua mbrojtjen ndaj Kinës në Tajvan dhe Indo-Paqësor.

Please follow and like us: