Albspirit

Media/News/Publishing

Faktorët genetikë në aktin intim

Populli e ka thënë me kohë kur e përcjell konsideratën referuar rracës, apo sojit. Por nga ky pohim empirik dhe abuziv, shkenca vjen në ndihmë si komplementare. Kështu një studim i universitetit të Kembrixhit, aplikuar mbi 380 mijë njerëz, ka zbuluar se genet ndikojnë në mënyrë substanciale për moshën e aktit të parë seksual te njeriu. Pa mohuar faktorët e tjerë, si familja, shoqëria dhe personaliteti, studimi i ri, sjell në vëmendje edhe rolin e faktorëve genetikë që sipas Ken Ong nga Instituti i Shkencave Metabolike, shpjegojnë 25% të rasteve në ndryshimin e moshës se kur njerëzit kryejnë për herë të parë aktin seksual. Mosha mesatare e maturimit seksual ka zbritur nga 18 në vitin 1880 në 12.5 në vitin 1980, si pasojë kjo e dietave të ndryshuara ushqimore.

 

Please follow and like us: