Albspirit

Media/News/Publishing

Enciklopedi/Terapia e panjohur e aktit seksual

Ekzistojnë mite të ndryshme kur flasim për marrëdhëniet seksuale. Mirëpo sa nga ato janë të vërteta? Më poshtë mund të lexoni gjërat që më së shpeshti fliten për marrëdhëniet seksuale dhe se a janë të vërteta apo jo.

  1. Seksi ul presionin e gjakut: E pavërtetë. Shtypja e gjakut ngritet, por vetëm për pak kohë. Ka shumë pak raporte për sulm në zemër gjatë aktit seksual – megjithëse shtypja e gjakut rritet, nuk i arrin nivelet aq të larta.
  2. Seksi largon stresin: E vërtetë. Duke u bazuar tek një studim, që ka kërkuar nga subjektet e tij të mbajnë një ditar të aktivitetit seksual, të dhënat tregojnë që personat të cilët kanë pasur marrëdhënie seksuale rregullisht kanë qenë më të mira në situata stresuese, siç është fjalimi në publik.
  3. Alkooli rrit dëshirën seksuale tek femrat: E vërtetë. Sasi relativisht të vogla të alkoolit mund të sjellin një rritje hormonesh seksuale mashkullore (tostesteron) tek femrat, kështu duke e rritur edhe epshin.
  4. Fundjavat janë më të mirat për aktivitet seksual: E pavërtetë. Sipas disa studimeve në Shkollën Ekonomike në Londër, dita e enjte është perfekt për marrëdhënie. Kjo, ngaqë ngritja e kortizolit përgjatë javës – që simulon hormonet seksuale – arrin kulmin të enjten.
  5. Vetëm meshkujt fantazojnë: E pavërtetë. 80 % të femrave kanë fantazi seksuale për persona që nuk i kanë pasur partner në krahasim me 98 % të meshkujve.
  6. Seksi rrit inteligjencën: E vërtetë. Seksi ndikon në rritjen e krijimi të neuroneve në një pjesë të trurit përgjegjëse për memorien afatgjate. Megjithatë testimet për këtë janë bërë vetëm në minj. Ende mbetet të vërtetohet tek njerëzit.
  7. Përmes seksit humbim më shumë kalori se sa përmes vrapimit: E pa vërtetë. Këto janë vlerat e kalorive që humbim përmes seksit dhe vrapimit.

9.2 – meshkujt përmes vrapimit

4.2 – meshkujt përmes seksit

7.2- femrat përmes vrapimit

3.1 – femrat përmes seksit

Shifrat

Një në pesë çifte mbi 50 vjeç kanë 0 aktivitet seksual.

Personat në mes të 20-ve dhe 30-ve kanë aktivitet seksual 8-9 herë në javë.

Pas dy vitesh lidhjeje, aktiviteti seksual bie 6 herë në muaj.

Please follow and like us: