Albspirit

Media/News/Publishing

Kosova, në familjen e natyrshme euro-atlantike

Suzana Tahiri
Dy lajme pozitive pati shteti më i ri i Europës, Kosova në mes të stinës së pranverës: pranimi si anëtare me të drejta të plota në UEFA dhe qarkullimin e lirë në të gjitha shtete europiane.
Fjala e parë që të vjen ndër mend në këso rastesh është një mirënjohje e madhe për autoritetet e Brukselit, akoma më tepër mirënjohjen për SHBA, aleatin e pazëvendësueshëm të shqiptarëve.
Nga ana tjetër nuk duhet ananshkaluar përpjekjet e klasës politike në Kosovë, të popullit të saj, që kontribuan së bashku për t’u rikthyer në familjen e natyrshme europiane.
Themi të natyrshme sepse shqiptarët janë europianë, madje ndër popujt më të hershëm të kontinentit të vjetër, që kanë dhënë dhe kanë marrë mes njeri-tjetrit, që kanë pasur moskuptime kohë pas kohe, por megjithatë janë sërish bashkë.
Lëvizja pa viza në Europë dhe më gjerë duket sikur lë më gisht në gojë patriotët fals apo të ashtuquajturit “kombëtaristë”, sepse me këtë akt shqiptarët janë më afër se kurrë me njeri – tjetrin, janë më të bashkuar, pavarësisht nga shetet ku gjenden.
Në këtë mënyrë kombi shqiptar është më i konsiderueshëm në Ballkan, aspak inferior kundrejt fqinjëve dhe më kontibues në Europë.
Por të mos harrojë se shoqëria jonë ka ende punë me demokratizimin e partive, me luftën kundër krimit dhe korrupsionit, me tërësinë e vlerave që mbron Europa dhe me ndërtimin e një shoqërie më të zhvilluar dhe më progresiste.
Please follow and like us: