Albspirit

Media/News/Publishing

Kosova, piedestali i jetës së Arta Qyqallës

artu Në Amerikë, Arta Qyqalla, ka shkuar para katër viteve. Është përpjekur të kuptoj ndjesitë e para që ky vend përçoi tek ajo kur i bënte më shumë përshtypje hapësira e madhe dhe dinamizmi i këtij vendi, krejtësisht i ndryshëm nga Europa.Përballja me të nuk ishte shumë e lehtë pasi është një treg shumë i ashpër, konkurrues dhe  dinamizmi i saj kërkon kohë për të caktuar prioritetet.  Sot është pjesë e një prej kompanive lider në fushën e Marketingut për Energji në “Wall Street”,  Nju Jork, me pozicionin Analiste e të dhënave për Biznesi dhe sapo ka marre titullin  “Finance suport”. Arta.Qyqalla thotë në këtë intervistë se është e lumtur që ka arritur në  4 vite të jetë,  pjesë e një kompanie mjaft prestigjoze në fushën e energjisë, sepse  Wall Street, është ëndërra e çdo ekonomisti dhe juristi për të prekur suksesin. Ndjehet me fat që ka arritur të jetë pjesë e ketij komuniteti të rinjsh të cilët nëpërmjet shkollimit dhe punës po ngjisin shkallët e karrierës në nje vend ku konkurrenca është agresive. Këtë sukses ia dedikon familjes dhe Kosovës. Nëna e saj është është bekimi më i madh i jetes së Artës dhe modeli më i mirë për t’u ndjekur në jetë.

Që fëmijë,  ka çmuar gravitetin e saj të mrekullueshëm në familje , përkushtimi i të cilës ka qënë i adhurueshëm. Më vonë, ka vlerësuar përpjekjet e saj për të ndërtuar karrierën me pasion dhe dinjitet. Nena e saj,  është një zonjë e nderuar e cila punon me shumë përkushtim për pozitën e gruas në shoqëri në të gjitha aspektet,  por me një kujdesartaaaaaaaaaaaaaatë veçantë për gratë në nevojë.  Në fakt, gjithnjë ka patur dëshirë që hapat kur t’i hedhë të jenë të qendrueshme.

Të qënurit ekselente e ka shoqëruar Artën, në çdo ditë si ne universitet ashtu edhe në punë. Di t’i bëjë gjërat me pasion dhe  di t’i  gëzohet rezultateve të saj.  Kosova për Artën, është  një ëndërr dhe dashuri e madhe e cila e shoqëron ngado dhe për të cilën bën gjithçka. Kosova, është pjesë e identitetit të saj.  Ka qënë fëmijë në periudhën e luftës së vitit 1999 dhe trishtimi dhe dhimbja e atyre ditëve nuk do të shlyhen nga  memoria e saj. As koha nuk do të ketë forcë ta bej këtë gje.

Dashuria që vjen përmes dhimbjes është motiv i fortë dhe e vendos Kosovën në piedestalin e jetes së Artës që thotë se,” e dua Kosovën dhe do ta dua deri në grahmat e fundit të jetës time”. E nominuar për të qënë pjesë e librit, “Zonjat shqiptare në Nju Jork”,  në botim nga Albanian Excellence, Arta, ndau në këtë intervistë  sapo dhënien e titullit,  “Finance suport”, për të cilin si shprehet ajo , “ndihet mjaft e lumtur”.

F.N : Si e kujtoni ju sot Artën e  vogël?

A.Q : Kthehem shpesh në fëmijërinë time dhe buzeqesh duke kujtuar momentet kur e isha femijë. Kam qëne mjaft energjike, e dashur, mjaft lozonjare dhe e lidhur me motrën dhe shoqet e fëmijërisë. Si fëmija më e vogël në familje, kam marr dashuri dhe përkujdesje gjë e cila ka ndikuar shume tek unë në zhvillimin tim, duke ma bërë fëmijerinë shume të bukur.

arta2F.N : Cilat nga ëndrrat që keni patur në fëmijërinë keni realizuar sot ?

A.Q : Vetë fëmijëria ime është një ëndërr, e largët por shumë e bukur. Fëmijërinë e mendoj si pranverën e jetës, ngjyrat e së ciles janë momentet, përjetimet dhe emocionet plot jetë dhe energji që i mbartim në subkoshiencë. Kam qëne me fat që kam patur fëmijëri të lumtur dhe plot ëndrra për të ardhmen. Kam dashur shumë që endërat t’i realizoj shpejt pasi si natyrë jam shumë ekspresive dhe kjo ka ndodhur realisht. Ëndrra ime për të patur sukses që në fëmijëri nuk ka lidhje me një profesion për të ardhmen, por thjesht me dëshirën për të hedhur hapa të shpejtë në drejtim të impulseve fëminore dhe dëshirave për të bërë gjëra të bukura dhe që më jepnin ndjesinë e lirisë dhe të ndjerit mirë. Por si çdo fëmijë i rritur në Kosovë në periudhën e luftës, nuk ka patur ëndërr më të madhe, dëshirë më të fortë per mua se ajo e të jetuarit në Kosoven tonë të shtrenjtë e te pavarur.

F.N: Keni mbaruar studimet e Larta në Universitetin e Prishtinës në degën Ekonomik,, çështë ekonomia për ju ?

qyqalla

A.Q: Ekonomia padyshim është çelësi i suksesit si në rrafshin individual, kolektiv por edhe shtetëror. Ekonominë do ta përktheja si një indikator integriteti nga e cila buron mirëqënia apo mjerimi, lumturia apo depresioni. Ekonomia është arsyeja përse të gjithë ne fokusojmë energjitë në formim dhe në punë për të ndërtuar perspektiva, projekte dhe qëndrueshmëri në jetet tona dhe komunitetit.

F.N: Ka qënë lemë në jetën tuaj të qënurit ekselente ?  Çfarë ndjesie ju ka dhënë të qënurit gjithnjë e shkëlqyer ?

A.Q : Kam patur gjithmonë dëshirë që hapat kur t’i hedh të jenë të qëndrueshme. Të qënurit ekselente më ka shoqëruar në çdo ditë si në universitet ashtu edhe në punë, pasi i bëj gjërat me pasion dhe dua t’ju gëzohem rezultateve të mia. Është ndjesi e bukur.

F.N: Si përjetuat ju  shpalljen e pavarësisë së Kosovës ?   A mund të na e tregoni në këtë intervistë ndjesitë e atyre ditëve ?

A.Q : 17 Shkurti më ka dhuruar një ndër gezimet me të mëdha që kam përjetuar ndonjëherë. Të jem e sinqertë nuk kujtoj ndonjë moment më të bukur  dhe me emocion me të fortë se perjetimet e asaj dite. Një ëndërr e realizuar përmes humbjeve të mëdha të të dashurve tanë, në një rrugëtim lotësh shumë vjeçare, e bëjnë këtë moment të shenjtë dhe të paprekur nga asgjë. Pavarësia e Kosovës ka gdhëndur tek unë  ndjesi triumfi,gëzimi dhe çlirimi nga kalvari i vuajtjeve, dhimbjeve dhe torturave që kishte emrin padrejtësi. Ajo ditë ka qënë e bekuar si kulmi i çdo ëndre të bashkëkombasve të mi, familjarëve të mi për ta parë Kosovën të lire dhe të pavarur.

flo2F.N: Shumë herë keni deklaruar se Kosova është dashuria juaj … Pse ???

A.Q : Kosova është  një ëndërr dhe dashuri e madhe për mua e cila më shoqëron ngado dhe për të cilen jam në gjëndje të bëj gjithçka. Është pjesë e identitetit tim. Kam qënë fëmijë në periudhën e luftës dhe trishtimi dhe dhimbja e atyre ditëve nuk do të shlyhen në memorien time. As koha nuk do të ketë forcë ta bej këtë gje. Ndaj dashuria që vjen përmes dhimbjes është motiv i fortë dhe e vendos Kosovën në piedestalin e jetes time. E dua Kosovën dhe do ta dua deri në grahmat e fundit të jetës time.

artF.N: Si e shihni ju sot Kosovën dhe çfarë pretendoni ju më mirë për vendin tuaj ?

A.Q : Kosova është një ëndërr njerëzore por prej vitesh një shtet i pavarur. Rrugëtimi për ta bërë nje shtet funksional me stabilitet më është dukur jo i lehtë pasi reformat kërkojnë kohë dhe mbështetje. Krijimi i shtetit ligjor dhe qasja e Kosovës në ekonominë e tregut është shumë e rëndësishme. Do të isha shumë e lumtur nëse proceset demokratike të vendit tim të mund t’i jepnin efektet e saj sa më shpejt pasi njerezit presin nga Shteti  i tyre dhe duan të ndërtojnë të ardhmen në Kosovë. Kosova është një vend i bekuar me shume resurse natyrore gjë e cila duhet menaxhuar për ardhmërinë e popullit Kosovar. Ëndrra e popullit të Kosovës për liri është realizuar, por shpresoj që liria ekonomike, sociale dhe demokracia të përshpejtohen.

F.N: Keni një lidhje të veçantë me nënën  tuaj … çfarë mund të rrëfeni për nënën tuaj dhe lidhjen që keni më të ?

mamiA.Q : Nena im është bekimi më i madh i jetes time dhe modeli më i mirë për t’u ndjekur në jetë. Që fëmijë e kam çmuar gravitetin e saj të mrekullueshëm në familjen tonë, perkushtimi i të cilës ka qënë i adhurueshëm. Më vonë, kam vlerësuar shumë përpjekjet e saj për të ndërtuar karrierën me pasion dhe dinjitet. Nena ime,është një zonjë e nderuar e cila punon me shumë përkushtim për pozitën e gruas në shoqëri në të gjitha aspektet,  por me një kujdes të veçantë për gratë në nevojë.

F.N: Besoni që shpirtin e humanizmit dhe nismat për mbeshtetje dhe bamiresi i keni marrë prej saj ?

A.Q : Absolutisht po. Jo vetëm që kam trashëguar pasionet për filantropi nga nëna ime por unë jam tërësisht e ngjashme me të fizikisht dhe në aspektin e personalitetit. Ndjehem shumë mirë për këtë fakt.

F.N: Si erdhët në Amerikë dhe si u përballët me të ?

A.Q : Ne Amerike kam ardhur para katër viteve. Përpiqemt ë kujtoj ndjesitë e para që ky vend përçoi te unë. Nuk diskutohet që ajo çfarë më bënte shumë përshtypje ishte hapësira mjaft e madhe dhe dinamizmi i këtij vendi krejtësisht i ndryshëm nga Europa. Një vend si ky zemra e kapitalizmit të botës e cila pulson nga ambicia për tu realizuar dhe për të ecur përpara në karrierë dhe në botën materiale. Perballja me të nuk ishte shumë e lehtë pasi  është një treg shumë i ashpër, konkurues dhe se dinamizmi i saj është diçka që kërkon kohë për të caktuar prioritetet.

flo1F.N: Si do ta përshkruanit ju sot  Amerikën ?

A.Q : Vendi i duhur i mundësive dhe i realizimit të ëndrrave.

F.N: Ju sot jeni  pjesë e një prej kompanive lider në fushën e Marketingut për Energji ne “Wall Street” Nju Jork,  si arritët deri këtu, kujt ja dedikoni ?

A.Q : Jam e lumtur që kam arritur që për 4 vite të jem pjese e një kompanie mjaft prestigjoze në fushën e energjisë. Wall Street, është ëndërra e çdo ekonomisti dhe juristi për të prekur suksesin. Ndjehem me fat që kam arritur të jem pjesë e ketij komuniteti të rinjsh të cilët nëpërmjet shkollimit dhe punes po ngjisin shkallet e karrierës në nje vend ku konkurrenca është mjaft agresive.  Sapo me kanë dhënë titullin Finance Suport, dhe për këtë ndihem shumë e lumtur. Suksesin tim padiskutim do t’ja dedikoja familjes dhe Kosovës.

F.N: Në Amerikë jeton një komunitet i konsiderueshëm shqiptarësh , sa të integruar i shihni ju  sot ata në jetën  amerikane?

A.Q : Një pjesë e shqiptarëve në Amerikë janë integruar jashtëzakonisht shumë dhe kanë prekur sukses të paimagjinueshem sikurse ka edhe nga ato shqiptarë që nuk e kanë gjetur veten në këtë vend i cili kërkon energji,dinamizëm,ëndrra dhe punë.

e funditF.N: Po gruan shqiptare, cili është pozicioni i saj?

A.Q : Pozicioni i gruas shqiptare në Amerikë është shumë dinjitoz. Shumë zonja dhe zonjusha të nderuara kanë arritur të integrohen dhe ta gjejnë veten mjaft mire në Amerikë nëpërmjet punës dhe sensit të lidershipit qe  kanë brenda vetes. Jam e lumtur që misionet diplomatike të Shqipërisë dhe Kosoves perfaqësohen nga dy zonja të nderuara.

F.N: Cili mendoni ju është sot imazhi i gruas në shekullin e XXI ?

 A.Q : Gruaja e Mileniumit të ri sot është një grua me pushtet pasi vetë shoqëria po synon të shkoj me pranë barazisëe gjinore, duke e bërë femrën kështu të jete jo vetem  influencuese në politikat shtetërore dhe administratën publike, por asaj po i jepet edhe një vend i rëndësishëm në shoqëri si asnjeherë më parë. Lidershipi i saj po vlerësohet dhe çmohet nga dita në ditë për potencialet dhe qasjet që ajo ka ndaj realitetit.

 

Please follow and like us: