Albspirit

Media/News/Publishing

Shkatërrohet dhoma e dr. Berishës në QSUT, e paprekur që prej 1991

Dhoma në të cilën ish-kryeministri Sali Berisha punoi për vite të tëra si doktor në repartin e Kardiologjisë është shkatërruar.

Lajmi është bërë i ditur nëpërmjet një statusi në Facebook nga një prej doktorëve më të njohur të Qendrës Spitalore Nënë Tereza, z.Petrit Vargu.

Vargu ka dënuar aktin e shkatërrimit të dhomës, ku punoi për vite të tëra si kardiolog, ish-kryeministri Sali Berisha. Sipas Vargut, ajo është kthyer në një dhomë pushimi për Hemodinamistët roje, ndërkohë që këtë akt Vargu e ka cilësuar një akt frikacak që synon të zerojë historinë e Kardiologjisë shqiptare.

 “Sot mora vesh me trishtim që, dhoma ku ka punuar Prof. Sali Berisha në repartin e Kardiologjisë, ishte prishur dhe ishte shndërruar në dhomë pushimi për Hemodinamistët roje. Ky veprim nuk guxohej as të mendohej deri pak kohë më parë, aq sa kjo dhomë ruhej me fanatizëm pa u hapur me stilokalemin e lënë horizontalisht ashtu si e la Prof. Sali Berisha kur e thirrën studentët e Dhjetorit. Njerëzit pa histori në mjekësinë tonë, i tremb historia e lavdishme e Kardiologjisë shqiptare, histori kjo që prodhoi në mënyrë të pamohueshme burra shteti. Ju lutemi lexojeni statusin tim, pa ngarkesa politike, ashtu siç po e shkruaj unë, por thjesht si një trishtim për nihilizmin që shfaq populli im ndaj historisë”,  -shkruan doktor Vargu në faqen e tij në Facebook.

Sts-i-Vargut

Please follow and like us: