Albspirit

Media/News/Publishing

10 vrasëset femra më djallëzore në botë

Paraja, hakmarrja, çmenduri e pastër – këto janë arsyet kryesore se pse këto gra kanë kryer krimet. Disa prej tyre kanë vepruar të vetme, dhe disa të tjera në bashkëpunim. Të gjitha këto vrasëse kishin diçka të përbashkët: djallëzinë.

 

Beverli Alit

Beverli Alit

 

Beverli Alit ka lindur më 1968 dhe filloi të punonte si infermiere në pediatri në vitin 1991. Gjatë një periudhe prej 58 ditësh, ajo vrau katër fëmijë dhe sulmoi nëntë të tjerë, të cilët kishin fat dhe arritën të mbijetonin. Që në moshë të re ajo shfaqi shenja të sindromës Munchausen dhe më vonë atë të dëmtimit të të tjerëve, gjë që mund të shpjegojë dhe veprimet e saj. Munchausen është një çrregullim mendor në të cilin një person shkakton sëmundje apo traumë, vetes apo të tjerëve, me qëllim që të tërheqë vëmendjen. Në fund ajo u arrestua dhe u paraqit në Gjykatën Mbretërore të Notingamit në 1993, duke ju mohuar pafajësi. Ajo u dënua me 13 dënime për vrasje dhe tentativa për vrasje.

 

Raja dhe Sakina

Motrat Raja dhe Sakina drejtonin një rrjet droge dhe prostitucioni (sëbashku me bashkëshortët e tyre) në Aleksandri (Egjipt). Duke qenë femra biznesi, ata panë një mundësi të mirë nga ku mund të nxirrnin fitime të mëdha financiare duke vrarë dhe vjedhur gra.

Raja dhe SakinaViktimat e tyre vishnin bizhuteri floriri dhe mbanin me vete shuma të mëdha parash. Dy motrat udhëhiqnin viktimat deri në një shtëpi të marrë me qera, dhe aty ndodheshin bashkëshortët e tyre të cilët vrisnin viktimat. Pas kësaj, viktimave ju merreshin të gjitha të mirat materiale dhe më pas digjeshin dhe varroseshin nën shtëpi. Zhdukjet e tyre nuk kaluan pa u vënë re, dhe sigurisht që hetimet që vijuan çuan në gjetjen e autorëve të krimit. Të dyja çiftet u dënuan me dënim me vdekje. Raja dhe Sakina ishin gratë e para që u dënuan me vdekje dhe u ekzekutuan në Egjiptin modern.

 

 

 

 

 

 

Marta Nidëll

Marta Nidëll

E lindur në 1863 në Morgan, Australinë Jugore, Marta Çarles u rrit në një familje të varfër dhe abuzuese, dhe shfaqi shenja paqëndrueshmërie që në moshë të vogël. Në 1882, ajo u martua me Henri Nidëll dhe pati tre fëmijë: Mabel, Elsie dhe Mei. Në 1891, ajo helmoi të katër anëtarët e familjes së saj. Më pas ajo mori paratë e sigurimeve, pjesën më të madhe të të cilave i përdori për varrin familjar, të cilin e vizitonte shpesh. Një vit më vonë, ajo u punësua si pastruese nga dy vëllezër: Oto dhe Luis Junken. Ajo nisi një marrëdhënie me Oton, por Luis kundërshtoi fejesën. Ai u sëmur në mënyrë të mistershme dhe vdiq disa muaj më vonë. Vëllai i dytë i Otos u sëmur gjithashtu, menjëherë pasi shkoi të jetonte me çiftin. Këtë herë autopsia nxorri në dukje arsenikun me të cilin Marta helmonte Hermanin. Pas kësaj filloi një hetim, ku u vendos të zhvarroseshin trupat e fëmijëve, bashkëshortit dhe Luisit. Të gjithë përveç Mabelit, rezultuan të kishin sasi arseniku në trupat e tyre. Marta deklaroi pafajësinë e saj në gjykatë, por u shpall fajtore dhe u dënua me vdekje. Në mënyrë të habitshme, Oto qëndroi në kahun e saj deri në fund.

 

 

 

Zhen Veber

Zhen Veber lindi më 1874 dhe pati tre fëmijë, dy prej të cilëve vdiqën në 1905. Në muajin mars të po atij viti, ajo vrau katër fëmijë duke i mbytur. Këta fëmijë ishin djali i saj i tretë, dhe i fundit dhe dy mbesat e saj. Të gjithë ata treguan shenja të dukshme mbytjeje, të cilët u injoruan nga fizikanët të cilët ekzaminuan trupat. Në prill të po atij viti, Veber qëndroi e vetme në shtëpi me nipin e saj 10-Zhen Vebervjeçar, ndërkohë që dy kunatat e saj kishin dalë për pazar. Kur ato u kthyen në shtëpi, më herët nga sa ishte parashikuar, ato gjetën Mauricen duke u përpjekur të merrte frymë dhe Veberin që qëndronte sipër tij me një shprehje çmendurie në fytyrë. Ajo u akuzua për tetë vrasje, përfshi këtu atë të tre fëmijëve të saj dhe dy të tjerëve që vdiqën nën kujdesin e saj. Ajo u lirua në shkurt të 1906 si rezultat i avokatëve të saj të shkëlqyer dhe juristëve të pakualifikuar. Pas kësaj, Veber filloi të punonte si babisiter, gjë që u shoqërua me vdekjen e dy personave të tjerë. Në 1908, një baba e gjeti atë duke mbytur djalin e tij 10-vjeçar, dhe u desh që ta qëllonte Veberin tre herë me qëllim që ajo të lëshonte trupin e tij. Në përfundim, Veber u deklarua e çendur dhe kaloi dy vite në azil, para se të varte veten në 1910.

 

 

 

 

Juana Barraza

Juana Barraza

Juana Barraza lindi më 1956. Mamaja e saj ishte e alkoolizuar, e cila i fali të bijën një burri në shkëmbim të tre birrave. Ky njeri e përdhunoi vazhdimisht Barrazan, e cila më pas solli në jetë katër fëmijë të këtij njeriu. Ekspertët besojnë se Barraza i filloi vrasjet diku rreth vitit 1990. Viktimat e saj ishin të gjitha femra mbi moshën 60-vjeçare, dhe në përgjithësi femra që jetonin vetëm. Duke u paraqitur si një oficere policie, ajo arrinte të hynte në shtëpitë e viktimave dhe më pas i vriste dhe i vidhte ato. Dëshmitë dhe të dhënat bënë që policia të besonte se autori i krimit ishte mashkull i veshur me rroba femrash, për shkak të tipareve mashkullore të Barrazas. Ishte e habitshme për ta të zbulonin se në fakt autore e krimit ishte një femër. Gjurmët e gishtave të marra nga Barraza e lidhën atë me dhjetë vrasje, por dyshohej edhe për 40 vrasje të tjera. Barraza rrëfeu dhe pranoi katër vrasje, por ndërkohë mohoi përfshirjen e saj në vrasjet e tjera. Ajo u gjykua në 2008 dhe u shpall fajtore për 16 akuza për vrasje dhe vjedhje të shkallës së rëndë. Ajo u dënua me 759 vite burg.

 

 

 

Helene Jegado

Helene Jegado lindi më 1803, dhe u trajnua si shërbëtore shtëpiake që në moshë të re. Si pjesa më e madhe e femrave vrasëse seriale, Helene JegadoJegado helmoi viktimat e saj me arsenik. Helmimi i saj i parë supozohet të jetë kryer në 1833. Brenda tre muajve vdiqën shtatë njerëz, përfshi këtu një prift dhe motra e Jegados. Për shkak të shfaqjes së kolerës në zonën, askush nuk dyshoi gjë. Në 1850, ajo helmoi shërbëtorë të tjerë në një shtëpi tjetër. Kur mjekët kërkuan që të bëhej autopsia për një nga viktimat, Jegado deklaroi pafajësinë e saj pa qenë e dyshuar për ndonjë gjë. Ajo u arrestua dhe u gjykua në 1851, por u akuzua vetëm për tre vrasje, tre vrasje në tentativë dhe 11 vjedhje. Jegado mohoi të gjitha akuzat e bëra ndaj saj, por megjithatë ajo u shpall fajtore, u dënua me vdekje në gijotinë dhe u ekzekutua në 1852.

 

 

Maria Svanenburg

Maria Svanenburg mori nofkën Goede Mie (E mira unë) pasi kishte Maria Swanenburgshumë dëshirë të kujdesej për fëmijët dhe njerëzit e sëmurë në lagjen e saj të varfër. Gjatë një periudhe kohore prej tre vjetësh, ajo helmoi të gjitha familjet për të cilat punoi, duke filluar me prindërit e saj. Më pas ajo merrte pasurinë e të vdekurve, duke deklaruar se i kishte fituar si rezultat i punës që bënte – shpesh duke mos lënë para as për varrezën e tyre. Disa prej viktimave të saj arritën t’i shpëtonin vdekjes, por pësuan dëmtime nga të cilat nuk mund të përmirësoheshin më. Të mbijetuarit ishin ata që çuan në zbulimin e saj. Ajo u kap në 1883 dhe u gjykua për 90 vrasje – por u shpall fajtore vetëm për tre vrasje. Ajo u dënua me burgim të përjetshëm në një institucion korrektimi, ku dhe vdiq në 1915.

 

Amelia Sah dhe Ani Valters

Sah dhe Valters, të njohura dhe si fermeret e Finçlejt, filluan krimet e tyre të tmerrshme me qëllim pasurimin e tyre. Sah zotëronte dy Amelia Sah dhe Ani Valtersshtëpi në Londër, rreth vitit 1900. Një ditë ajo filloi të shpallte se fëmijët mund të liheshin aty, dhe do të merrnin kujdes falas, sigurisht kundrejt një pagese. Klientët ishin kryesisht vajza shërbëtoresh që sigurisht nuk mund të mbanin njëherazi si fëmijët ashtu dhe punën. Prindërit duhej të paguanin për shërbimin e tyre një shumë nga 25 deri në 30 paund. Pas lindjes së një fëmije, Valters e helmonte atë me klorodin. Ato u kapën pasi Valters ngjalli dyshime tek qeradhënësi i saj (që ishte gjithashtu oficer policie). Hetimet nuk arritën të përcaktonin numrin e saktë të viktimave, megjithatë Sah dhe Valters u dënuan me varje në 1903.

 

Vera Renzi

Vera Renzi lindi në një familje të pasur në 1903. Renzi ishte një Vera Renczifemër e bukur, dhe njihej se kishte lidhje me burra shumë më të mëdhenj se vetja që në moshën 15-vjeçare. Shokët e fëmijërisë së Renzit e përshkruan atë si posesive dhe xheloze. Martesa e saj e parë ishte me një biznesmen të pasur, me të cilin pati një djalë, Lorencon. Renzi dyshonte se ai po e tradhtonte, ndaj dhe helmoi verën e tij me arsenik, dhe më pas deklaronte tek gjithkush që e pyeste se ai e kishte braktisur atë për një tjetër. Burri i saj i dytë u zhduk në të njëjtën mënyrë si bashkëshorti i saj i parë, vetëm disa muaj më vonë. Renzi vendosi t’i jepte fund martesave – por jo lidhjes së saj me burrat. Të dashurit e saj vazhdonin të zhdukeshin deri në momentin që u raportua në polici nga një grua e inatosur (ajo merrej me burra të martuar). Pas kontrollimit të shtëpisë së saj, policia gjeti në qilarin e shtëpisë së saj trupat e dekompozuar të 32 meshkujve, secili prej tyre në varrin e tij. Ajo kishte vrarë dhe djalin e saj Lorenco, pasi ai kishte zbuluar sekretin e saj. Renzi pranoi të gjitha krimet e kryera dhe u dënua me burgim të përjetshëm. Ajo vdiq në burg nga hemorragjia në tru.

 

Magdalena Solis

Magdalena Solis

 

Magdalena Solis ishte një vrasëse seriale meksikane dhe anëtare kulti. Ajo u bë prostitutë në një moshë të re dhe është një nga rastet e rralla të vrasësve seriale që kanë patur motive të qarta seksuale lidhur me krimet e kryera. Në 1963, Solis dhe vëllai i saj u kontraktuan nga një grup kriminelësh, vëllezërit Hernandez. Ata mashtronin të varfrit dhe njerëzit analfabetë të një qyteti të vogël, duke i bërë të besonin se ishin profetët e zotave Inkas. Banorët duhej të paguanin taksa seksuale dhe ekonomike ndaj dy vëllezërve, pasi u premtohej se zotat do t’i shpërblenin ata me thesare. Pas disa muajsh, banorët kuptuan se nuk po pasuroheshin, pavarësisht se bënin ço gjë që u thuhej nga profetët. Ky ishte momenti kur vëllezërit deklaruan se Magdalena ishte mishërimi i një perëndeshe – një mënyrë që ata përdorën për të rifituar besimin e tyre. Magdalena kërkoi sakrifikimin e njerëzve dhe përcaktoi një ritual që kishte të bënte me rrahjen brutale, djegien, prerjen dhe gjymtimin e viktimave. Priftërinjtë do të pinin gjakun e viktimave pasi ta përzienin atë me gjak pule. Në sakrificat e tyre të fundit, ata arritën në pikën që kërkuan shkuljen e zemrës së viktimave ndërkohë që ata ishin ende gjallë. Në Maj të 1963, një 14-vjeçar, aksidentalisht pa një nga këto rituale. Ai menjëherë denoncoi rastin në polici, dhe një detektiv e shoqëroi atë sërish në fshat. Ajo ishte dita e fundit që ata u panë të gjallë, duke çuar kështu në një hetim të mëtejshëm. Motra dhe vëllai Solis u arrestuan dhe vëllezërit Hernandez u vranë. Magdalena dhe Eleazar u dënuan me 50 vjet burg vetëm për dy vrasje (atë të djalit dhe të detektivit), pasi policia nuk ishte në gjendje të provonte pjesëmarrjen e tyre në vrasjet e tjera.

Please follow and like us: