Mundësi punësimi në kompaninë Plus

Mundësi punësimi në kompaninë Plus
Sektori: Call Center
Departamenti: Kujdesi për Klientin
Titulli i punës: Specialist Junior i Call Center
Punëmarrësi do të jetë përgjegjës për:

  • T’i përgjigjet në mënyrën më profesionale të gjitha telefonatave apo pyetjeve që vijnë në Call Center;
  • Të njohë dhe përdorë shumë mire, shpejt dhe saktë të gjitha sistemet në bazë ditore.
  • Informon dhe përgjigjet në mënyrë sistematike tek Supervizori i Turnit mbi problemet dhe shqetësimet që hasen gjatë punës;
  • Të ketë treguesit e matjes së cilësisë të telefonatës të qëndrueshëm: koha e përgjigjes së telefonatës, kohëzgjatja e telefonatës, niveli shërbimit, koha dhe shpeshtësia e vënies në pritje të abonentit.etc;
  • Të jetë proaktiv për zhvillimin dhe rritjen personale në vazhdimësi. Të jetë i motivuar dhe të transmetojnë frymë bashkëpunuese tek të gjithë kolegët;
  • Të jetë krijues, të ketë përqasjen e duhur në sugjerimin e ideve dhe sugjerimeve përsa i përket nevojave të klientëve, marketingut apo sugjerimeve të klientëve;
  • Të garantojë të dhëna për supervizorët e turnit për raporte që kanë të bëjnë me kërkesat, nevojat, propozimet dhe pritshmërinë e klientëve;
  • Të jetë në gadishmëri për cdo informacion mbi njohuritë, sistemet dhe mënyrat efikase të përdorimit të tyre që mund të ketë nevojë trajnuesi apo supervizori;
  • Të mbledhë çdo ide, ankesë, sugjerim të abonentëve dhe ta ndjekë deri në përgjigjen apo zbatimin e saj;
  • Të tregojë aftësi të mira për punë në grup, të krijojë dhe të zhvillojë marëdhënie të mira me kolegët;
  • Të ndërtojë marrëdhënie të qëndrueshme në punë dhe jashtë saj me kolegët. Të tregohet i gatshëm për të zgjidhur cdo rast apo debat;
  • Të përkrahë në mënyrë të vazhdueshme, të hapur dhe të drejtë secilin nga kolegët.
Kandidati duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:

  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe ndërpersonale;
  • Nivel të lartë të motivimit dhe të aftësisë për të punuar në skuadër;
  • Aftësi për të mësuar shpejt dhe për t’u zhvilluar vetë dhe të tjerët;
  • Gadishmëri për të punuar me turne;
  • Diplomë Universitare;
  • Njohuri të avancuara të kompjuterit ( Programet e Microsoft Office);
  • Njohja e gjuhës angleze është e preferueshme;
  • Aftësi për të lexuar dhe të kuptojë udhëzimet dhe informacionet;

Aplikoni për të qenë pjesë e Skuadrës PLUS.
Ju mund të dërgoni aplikimin tuaj online, ose mund të dërgoni cv-në e përditësuar dhe letrën e interesit në adresën e e-mail-it: hr@plus.al
Ju lutemi vini re që vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

PLUS Communication siguron çdo aplikant që informacioni që ju dërgoni do të mbetet konfidencial.

Data e mbylljes se aplikimeve është 12 Qershor 2016.

Faqja zyrtare: www.plus.al