Albspirit

Media/News/Publishing

Deputetja gjermane kundër “gjenocidit”

Deputetja gjermane kundër “gjenocidit”: nuk i takon Bundestagut të vlerësojë ngjarje historike të ndodhura në vende të tjera

Screenshot_1

Bettina Kudla, një deputete e Unionit Kristiandemokrat (CDU) të kancelares Merkel, qe e vetmja që votoi sot në parlamentin gjerman kundër rezolutës që e quan “gjenocid” vdekjen e armenëve në vitin 1915. Pas votimit “jo”, ka pasuar një deklaratë e deputetes në faqen e saj elektronike. Në të thuhet qartë: “Nuk është detyrë e Parlamentit Federal të vlerësojë ngjarje historike të ndodhura në vende të tjera. Në rezolutën e paraqitur parlamentit nuk kishte gjithashtu asnjë vlerësim nga historianë që të tregonte se ky ishte gjenocid”. Deputetja ka paralajmëruar për prishje serioze të marrëdhënieve mes Gjemanisë dhe Turqisë. “Kjo mund të dëmtojë gjithashtu marrëveshjen për emigrantët, të nënshkruar midis Turqisë dhe Bashkimit Europian. Kjo do ta bëjë më të vështirë zgjidhjen e çështjes së refugjatëve dhe emigrantëve. Kolapsi i marrëveshjes mes Turqisë dhe BE-së do të çojë në pasoja shumë serioze humanitare, e në një barrë të madhe financiare për Gjermaninë”. “Nuk mund të parashikohen tashmë pasojat politike dhe financiare të kësaj rezolute,” ka shtuar deputetja që pati kthjelltësinë të votonte kundër rezolutës.

Please follow and like us: