Albspirit

Media/News/Publishing

Kafshët e kopshtit zoologjik bekohen në kishë

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=7buq6TNgXIY?feature=oembed]

Kafshët e një kopshti zoologjik në Denver, kanë marrë pjesë në një ceremoni jo të zakonshme. Anëtarët e një grupimi që quhet ”Zoo’s Animal Ambassadors”,  kanë marrë me vete në një shërbesë fetare disa kafshë nga ky kopsht zoologjik, të cilët janë bekuar nga pastorët e kishës së “Montview Boulevard Presbyterian Church”, në një shërbesë të quajtur “Të bekojmë kafshët e egra”. Kujdestarët kanë ecur me kafshët në duar dhe pas këto të fundit janë bekuar në grup. Ndër speciet e veçanta që kanë marrë këtë trajtim të veçantë, kanë qenë një buf, një shqiponjë, një breshkë malajziane, një gjarpër, etj. Sipas komuniteti vendas, kjo ditë ka qenë një celebrim i jetë së të gjitha kafshëve, duke nderuar në mënyrë të veçantë këto specie. Pas ceremonisë, disa nga kafshët dhe vullnetarët kanë qëndruar për të bërë fotografi dhe për të edukuar të pranishmit për dashurinë ndaj kafshëve dhe ambientit.

 

Please follow and like us: