Albspirit

Media/News/Publishing

Ambasada e SHBA: Ndihmës Sekretarja e Shtetit, Evan Ryan më 15 qershor, do u përgjigjet qytetarëve online

Ambasada e SHBA-së: Ndihmës Sekretarja e Shtetit, Evan Ryan më 15 qershor, do u përgjigjet qytetarëve online

Ambasada e SHBA-së në Tiranë bën të ditur se Ndihmës Sekretarja e Shtetit, Evan Ryan do të jetë drejtpërdejtë në 15 qershor, ora 14:00 (ora shqiptare), për t’ju përgjigjur pyetjeve të qytetarëve për karrierën e saj si drejtuese në qeveri dhe për mundësitë e arsimit kudo në botë.

Në një postim mesditën e së enjtes në stausin e saj ne Facebook, ambasada e SHBA-së në Tiranë, shprehet se “Bashkohuni edhe ju në bashkëbisedimin global me Ndihmës Sekretaren e Shtetit Evan Ryan.

Ajo do të jetë drejtpërdejtë në 15 qershor, ora 14:00 (ora shqiptare), për t’ju përgjigjur pyetjeve tuaja për karrierën e saj si drejtuese në qeveri dhe për mundësitë e arsimit kudo në botë”. “Bëni edhe ju pyetjen tuaj në adresën @exchangealumni në Twitter ose duke klikuar këtu: https://alumni.state.gov/live”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA-së në Tiranë.

Please follow and like us: