Albspirit

Media/News/Publishing

Flakët e zjarrit shkrumbojnë 3 biznese në Spitallë të Durrësit

Flakënt e një zjarri kanë përfshirë sot zonën e Sipitallës në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur sot në mesditë rreth orës 12.00 në lagjen 15 e cila përfshin zonën e Spitallës në qytetin e Durrësit.
Nga flakët janë përfshirë disa banesa të vjetra që ishin lëshuar nga pronari i tyre për biznes.
Dëmet materiale nga ky zjarr kanë qenë të mëdha pasi tre objektet e djeguara shërbenin si magazinë, mobilieri dhe servil biçikletash.

Ndëhyrja e zjarfikseve ka qënë e menjëhershme cka ka cuar në shmangienbn e përfshirjes nga flakët e një rrobaqepsie aty pranë si dhe i banesave të tjera private.
Nuk raportohen dëme në njerëz nga ana e efektivëve të zjarrfikesve si dhe të policisë, ndërkohë që ka nisur puna edhe për evidentimin e dëmeve.
Nderkohë një grup hetimor ka nisur nga puna për të zbuluar shkakun e zjarrit. Mendohet se ai mund të jetë shkaktuar nga ndonjë shkëndijë elektrike për shkak të rrjetit tejet të amortizuar.

Please follow and like us: