Albspirit

Media/News/Publishing

Ina K. Zhupa: Kush më gjen një vend tjetër?!

 

 

Kush më gjen një vend tjetër?!

  1. Më gjeni ju lutem një vend tjetër ku qytetarët paguajnë taksë për televizionin publik dhe nuk mund të shikojnë ndeshjet e kombëtares së tyre në europian? Spanja në radio duhet të duket bukur besoj.
  2. Më gjeni ju lutem një vend tjetër ku bëhet tallava, tym, përpara instuticionit të Presidentit të Republikës? Mos vallë në Itali, në Gjermani, në Francë…? Ku ndodh kjo?
  3. Më gjeni ju lutem një vend tjetër ku nuk bëhet e njohur kontrata e firmës që i jepet stadiumi kombëtar për tu bërë qendër tregtare edhe pse e kërkon kryetari i grupit parlamentar të partise kryesore në opozitë?
  4. Më gjeni ju lutem një vend tjetër ku jepet toka publike me zero lekë një privati në mënyrë të përjetshme në zonën më të mirë dhe të shtrenjtë të vendit?
  5. Më gjeni ju lutem një vend tjetër ku prishen monumentet e kulturës në mënyrë antiligjore, antihistorike dhe antikombëtare? (Është një, por është i vetëshpallur shtet, quhet ISIS).

Nëse nuk gjeni dot asnjë vend atëhere gjeni një arsye ligjore apo morale pse duhet të ndodhin këto?

Nëse as vend dhe as arsye nuk gjeni dot atëhere kuptoni që diktatura “Rama” është unike në llojin e vet.

 

Please follow and like us: