Albspirit

Media/News/Publishing

Hoxhaj e sheh Rusinë pengesë kryesore për anëtarësimin e Kosovës në OKB

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se Serbia nuk është pengesa e Kosovës për t’u anëtarësuar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

“Në rrafshin ndërkombëtar, pa një traktat paqeje apo marrëveshje, ne e kemi të pamundur të anëtarësohemi në OKB. Jo për shkak te Serbisë, por për shkak të përdorimit të vetos ruse”, është shprehur Hoxhaj në Zona e Debatit në Klan Kosova.

“Raporti i Kosovës me Rusinë, ka të bëjë edhe me atë që Kosova shihet më perëndimore, dhe jo vetëm Rusia, kemi Brazilin, Kinën, e të tjera, që kanë qenë pengesë për Kosovën, për shkak se kemi pasur mbështetje perëndimore”, ka thënë Hoxhaj.

“Politika ruse ndaj Kosovës është shumë komplekse dhe ka disa nivele të cilat Kosova duhet të kuptoj raportin me Rusinë”, ka deklaruar ai.

Hoxhaj ka folur edhe për procesin e njohjeve. “Edhe gjatë mandatit tim të parë ka qenë objektiv që t’i marrim diku rreth 120-30 njohje.

“Jo që kjo do të ndërronte shumë në politikën e jashtme, mirëpo anëtarësimi ynë në shumë organizata do të behet më i lehtë për shkak të procesit të votave”, ka thënë Hoxhaj.

“Se dyti ne kemi një marrëdhënie të paqartë me Serbinë. Përderisa Serbia ka partner në Këshill të Sigurimit, ne do të jemi të detyruar të arrijmë një marrëveshje obligative ligjore që do të na mundësojë anëtarësimin në OKB”, është shprehur ai, përcjell Klan Kosova.

Please follow and like us: