Albspirit

Media/News/Publishing

Artur Zheji akuzon Andi Bushatin

Artur Zheji akuzon Andi Bushatin

Portali i drejtuar nga Artur Zheji ka hedhur akuza mbi gazetarin Andi Bushati, duke pretenduar se ky i fundit tashmë po i shërben Kryeministrit Edi Rama.

Në një lajm me titull “Rama thërret në ndihmë Andi Bushatin për Koco Kokëdhimën”, portali tenton të argumentojë se “Lapsi” i Bushatit sulmon egërsisht ata që janë në kundërshtim me Kryeministrin Rama, ose ata që e konkurojnë politikisht. “Bën habi të madhe se cfarë po ndodh te portali i Bushatit dhe i Shkullakut.” thuhet në lajmin e portalit të Zhejit.

Më pas në lajm thuhet se Lapsi nuk ka pasqyruar asgjë lidhur me ish-deputetin Koço Kokëdhima dhe tezat e tij për Reformën në Drejësti. “Nuk flitet asnjë fjalë për Koco Kokëdhimën dhe tezat e tij për Reformën në Drejtësi. Të fshehësh Koco Kokëdhimën që del qartë dhe me gërma të mëdha, kundrejt rrezikut që bart kjo reformë e deformuar në drejtësi, që kërkon të imponojë kryeministri, është padyshim një shërbim i madh për Ramën dhe ndërkohë, duket si një harresë e vockël në sytë e “popullit”.” vijon më tej lajmi.

Akuza e portalit të Zhejit është e drejtpërdrejtë ndaj Andi Bushatit dhe portalit të tij, duke shkruar se Lapsi po merr porosi nga Rama për të sulmuar Artur Zhejin. “Lapsi pra, po e mpreh lapsin me porosi të Ramës, kundër atyre që i japin sot shqetësime, përfshirë këtu edhe sulmet “analitike” të porositura ndaj Artur Zhejit. Me një tendencë të qartë. Të ngulisin te publiku se Zheji, nuk po bën opozitë, por “godet Ramën” me porosi, nga të tretët.”

 

Please follow and like us: