Albspirit

Media/News/Publishing

Rita paralajmëron të pabesueshmen

Këngëtarja e famshme, Rita Ora, ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me labelin ‘Atlantic Records’.

Pak ditë pas largimit nga “Roc Nation” të Jay Z, për shkak të konfliktit që kishte me kompaninë, këngëtarja me prejardhje shqiptare thotë se është shumë falënderuese për “familjen” e re dhe për përkrahjen e dhënë.

 

Këngëtarja seksi po ashtu ka paralajmëruar të “pabesueshmen”.

“Jam shumë falënderuese për familjen time të re ‘Atlantic Records’ dhe menaxhmentin ‘First Acces’ për përkrahjen dhe kurajën! Kapitulli i ardhshëm do të jetë i jashtëzakonshëm”, ka shkruar ajo. “Atlantic Records” është ‘label’ i njohur amerikan me shumë artistë të njohur.

Please follow and like us: