Albspirit

Media/News/Publishing

Kriminale/ “Albcontrol”, 61 milionë për palestër sportive

Skandal/ “Albcontrol” 61 milionë lekë për palestër sportive

Kilet e tepërta dhe nevoja për të patur një trup në formë duket se ka çuar drejtuesit e “Albcontrolit” drejt vendimit për blerjen e disa pajisjeve, të cilat do iu zgjidhin këtë problem.

“Albcontrol” mësohet se ka lidhur një kontratë me vlerë 61 milionë lekë të vjetra për blerjen dhe instalimin e disa pajisjeve palestre. Sipas dokumentave të siguruara nga citynews, rezulton se ky institucion tashmë do të ketë pistë vrapimi, biçikletë, gira, gjyle etj.

“Albcontrol”, që drejtohet nga Belinda Balluku, ish-bashkëshortja e gazetarit Sokol Balla është shoqëria aksionere me 100% kapital shtetëror, institucion që merret me menaxhimin dhe kontrollin e hapësirës ajrore shqiptare.

Tenderi

Procedura e prokurimit publik dhe njoftimi i klasifikimit janë kryer në 3 qershor 2016. Sipas dokumentave zyrtare, mësohet se kontrata është lidhur në datë 17 qershor 2016.

Ndërkohë fondi limit i përcaktuar nga “Albcontrol” është 79 milionë lekë të vjetra, ndërsa është fituar nga subjekti “R&T sh.p.k”, i cili ka paraqitur ofertën me vlerë 61 milionë lekë të vjetra.

Pronari i subjektit fitues rezulton të jetë Renis Tërshana, një nga aksionerët e Bankës Credins.

Ndërkohë ende dihet arsyeja e blerjes së këtyre pajisjeve nga “Albcontrol”. Një informacion lidhur me motivin e shpenzimit të këtyre parave publike mungon në dokumentat e paraqitura në APP.

Nuk dihet arsyeja e vërtetë pse e ka marrë zonja Belinda këtë palestër për t’u stërvitur vetë apo për të stërvitur stafin. Stafi i Albcontrolit, përveç luksit dhe rrogave të majme tani ndoshta ka nevojë për muskuj të fortë. Nga një institucion që kontrollon hapësirën ajrore, tani do kontrollojë ringjet e boksit dhe të mundjes, apo do sfilojnë në ‘bodybuilding’ me kushtet e reja të krijuara me 61 milionë lekë të cilat bëhen rrush e kumbulla nga Albcontrolli i cili është kthyer në institucionin e skandaleve dhe për të përballuar këto të fundit, Drejtoresha i ofron edhe palestër. Ende nuk kemi informacion të plotë nëse do të jetë falas apo me pagesë stërvitja e stafit në palestër./citynews

Tenderi

Tenderi

 

Lidhja e Kontrates

Specifikimet teknike

Specifikimet teknike

Specifikimet teknike

Specifikimet teknike

Specifikimet teknike

Specifikimet teknike

Specifikimet teknike

 

Please follow and like us: