Albspirit

Media/News/Publishing

Demokracia e përjashtimit

LSI është investuar shumë që të prezantohet si një parti që mbështet pa rezerva reformën në drejtësi. Këtij qëllimi i shërbeu edhe përjashtimi i deputetit Përparim Spahiu, pas një reagimi të tij në tuitter për çështjen e vetingut ose të monitorimit ndërkombëtar të Komisionit që do të verifikojë pastërtinë e figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Me apo pa dijeninë e Ilir Metës, Përparim Spahiu shërbeu si një test për ndjeshmërinë që ka te LSI dhe kryetari i saj për këtë çështje. Mediat kanë zbardhur sot se Ilir Meta i është drejtuar Spahiut me fjalët “Nuk kishe punë fare. Fol për taksat dhe s’të them gjë, por jo për Drejtësinë, pasi nuk është puna jote”. Me pak fjalë është Ilir Meta ai që i dikton çdo deputeti të partisë së tij se për çfarë do flasë dhe si duhet të flasë. Në të kundërt përjashtohet nga partia, ashtu siç dhe ndodhi.
LSI nuk ka përdorur të njëjtin standard edhe kur ka patur deklarata personale të deputetebë që janë kaluar me shaka burokratike. Askush nuk ushqen ilizione se Ilir Meta punon për demokracinë, por në të dyja rastet edhe nëse përjashtimi i Spahiut është kryer në kushtet e një emergjence për të shpëtuar imazhin e LSI-së apo tipikisht për të shitur një standard te ndërkombëtarët, Ilir Meta kërkon të tregojë se përkundër dyshimeve ai nuk është një nga pengesat e reformës në drejtësi.
Pas përjashtimit deputeti u shpreh se ishte keqinterpretuar dhe se gjithsesi vota e tij do ishte për LSI-në. Por a do të shkonte Ilir Meta deri në përjashtimin e një deputeti vetëm për një keqintepretim të deklaratave? Deklaratat e Spahiut për t’iqëndruar besnik LSI-së pavarësisht përjashtimit shtojnë pikëpyetjet mbi integritetin e deputetit dhe funksionimit parimor të LSI-së si një parti që punon për të ardhmen e shqiptarëve.
Në fakt axhenda e LSI-së është axhenda e Ilir Metës dhe loja me demokracinë e brendshme apo përkushtimin ndaj reformave është teatri i radhës. /res publica/

Please follow and like us: