Albspirit

Media/News/Publishing

LONDËR – Boris Johnson, përgjegjësi pro-Brexit, shumë pranë Downing Street

Boris JohnsonUdhërrëfyesi i kampit Brexit drejt fitores, Boris Johnson fitoi sfidën e tij aspak të besueshme duke demonstruar më tepër mundësi për të trokitur në dyert e Downing Street edhe pse mbi të vërshojnë akuza për mungesë të përgatitjes ndaj një vendimi të tillë, ndërkohë që po përballet edhe me rritjen e zemëratës të mbështetësve pro-BE-së.

Ish-kryebashkiaku i Londrës, i cili qëllimisht trazoi jetën politike me një portret të shkujdesur, kërcënoi me shembjen e planetit duke bindur pjesën më të madhe të britanikëve për të rimarrë kontrollin e fatit të tyre.

Deputeti konservator 52-vjeçar e shiti me ton pompoz si “triumf i demokracisë” një të ardhme jashtë BE-së, lulëzimin ekonomik si edhe parashikimin e një vale prej miliona imigrantësh të gatshëm për të pushtuar brigjet britanike.

Duke imponuar heshtjen ndaj akuzave për falsitet dhe mungesës së përgatitjes, “BoJo” është vetëkënaqur prej njoftimit të rezultateve të së premtes së kaluar, në përpjekje për të fituar kohë dhe për t’u shfaqur edhe më bindës për t’i dëshmuar vendit se nuk duhet t’i kthejmë shpinën Evropës, por pa ofruar ndonjë strategji konkrete.

Please follow and like us: