Albspirit

Media/News/Publishing

Skandali me dëmshpërblimin e ish të përndjekurve/ Sekserët kërkojnë 10% të këstit për të marrë më shpejt paratë

Skandali me dëmshpërblimin e ish të përndjekurve/ Sekserët kërkojnë 10% të këstit për të marrë më shpejt paratë

Skandal me dëmshpërblimin e ish të burgosurve politikë. Kalvari i vuajtjeve të ish të burgosurve politikë, nëpër burgjet e diktaturës më të egër komuniste në Europë, nuk paska fund! Përpos skllavërimit e torturave në burgjet e komunizmit, ku i detyronin të bënin punë nga më të rëndat, sot u duhet të përballen me burokracitë dhe talljen e qeverive demokratike në 25 vite.

Mësohet se zyrtarë të lartë po përfitojnë padrejtësisht nga procesi i dëmshpërblimit për ish të burgosurit, të cilët janë endur nëpër zyra dhe kanë duruar qindra burokracira, gjatë gjithë këtyre viteve, për të marrë atë që u takon, shkruan gazeta “Sot” Trumbetohet me të madhe se ish të burgosurit do të përfitojnë atë që u takon, procesi i dëmshpërblimit është futur tashmë në një skemë korruptive. Gjithmonë ka qenë problem se dëmshpërblimet nuk merren në kohë. Mësohet se tani janë vënë në lëvizje sekserët që negociojnë me zyrtarët përgjegjës që individë të caktuar të marrin dëmshpërblimet. Sipas informacioneve të sigurta, ish-të përndjekurve apo familjarëve të tyre, u kërkohet deri në 10% e shumës dhe u garantohet se do e marrin këstin shumë shpejt dhe jashtë radhe.

Duke qenë se ka shumë nga ata që presin për muaj me radhë, detyrohen të japin 10% të shumës dhe të marrin atë që ju takon. Ky është një tjetër skandal, pasi zyrtarë të lartë pasurohen në kurriz të vajtjeve të tyre. Dyshimet janë se në këtë skandal janë të përfshirë shumë individë, madje dhe me poste të larta, por që janë autoritet që duhet t’i zbulojnë. Përveç kësaj një tjetër skandal është se u mbahen para dhe në mënyrë zyrtare.  Presidenti i Shoqatës për ish të përndjekurit dhe ish të burgosurit politikë, Besim Ndregjoni tregon skandalin se u mbahet një tjetër përqindje.  Në një prononcim për gazetën, Ndregjoni theksoi se në asnjë vend të botës nuk detyrohet që një burgosur politik të përdoret si skllav dhe të bëjë punë të rëndomta. Ai tha se dëmshpërblimi ndaj tyre është një e drejtë kushtetuese dhe duhet të merret i plotë. Ndregjoni hedh dyshime se ku shkojnë paratë që u mbahen ish të burgosurve.

“Kësti i dëmshpërblimit është një e drejtë ligjore dhe kushtetuese! Qeveritë u kanë hequr para pa të drejtë dhe pa asnjë bazë ligjore nga fatura financiare e këtij dëmshpërblimi ish të burgosurve, duke u mbajtur pagesa për çështjen e strehimit apo duke mbajtur një 10 përqindësh te letrat me vlerë për punën e papaguar nëpër kampet e përqendrimit”, deklaroi Ndregjoni.

Please follow and like us: