Albspirit

Media/News/Publishing

II. Fritz Radovani: 2021, VITI AT PJETER MESHKALLA S.J.

Pjesa V

 

E cilin ves nuk luftoi At Meshkalla?!

Poezia “Hipokrizia” asht një dëshmi e gjallë që tregon se me çfarë dufi Ai i luftonte veset deri në zhdukjen e tyne:

…mos të jem’ unë ujk i veshun me lëkurë kingji as varr i zbardhun jashtë, e mbrendë kufomë.

 

HIPOKRIZIA

Hipokriti kërkon të duket ndryshe nga ç’është.

Shtihet si i mirë për të gënjyer të tjerët.       .

(Nga Fjalori).

 

Mos iu afro Perendisë me zemër dy faqesh…

Mos ban hipokrizi para njerëzve! (Ecili. 1. 36-37).

 

E kundërta: I çiltër, flet e vepron pa u shtirë, është i pastër nga zemra, i sinqertë. (nga Fjalori).

 

  1. DEFINICIONE

që hollë mbulon fytyrën e shemtueme.

Sa vojna lyrë-ngjyrë

që mëshefin rrudhat e një plakës mënxyrë.

Një pare kallpe e zbehtë

që në treg na del porsi flori i vërtetë.

Thesi që në grykë ka molla

e poshtë der’në fund,

ka veç gjarpinjë e bolla.

Një monument mermeri

mbi kryma, mbi skeleta e kafka tméri,

por zemra ndinë si’ i akull në ty, që ngrinë,

por shpirti i drejtë… nuk di… nuk di, nuk di sesi…

por, ndinë… se jé h i p o k r i z i!

 

  1. KUADRA

Jé Judë, që fjalën ké si shpirt – njeri,

e për trathti ndaj Mësuesit psherëtitë,

në sa me një të puthun Mësuesin jé tue shitë, hipokrizi

për treqind pare argjënd!

Joab jé, që pret në besë e vé pusi:

hasmin e falun përqafon miqësisht,

kur të msheftën thikë atij ia ngulë tinzisht hipokrizi

fillë në zemër, si gand…!

Ti Sirenë magjepsore, shtrigë unjî:

tërhjek e detarët e i thithë në pasqyrë të qétë dhe,

ia përplasë anijën té’ i shkamb nën détë hipokrizi

me knaqun synin tand!

Të njoh mirë, hipokrizi..,

ti jé trathti, lubi!

Gënjen synin pa sherri,

por, zemra ndinë një erë gjaku në ty,

që ngrinë, por, shpirti i drejtë nuk di..,

nuk di sesi, por, ndinë..,

se jé h i p o k r i z i !

 

 

III. TË KAM GJETË!

 

Të kam gjetë, hipokrizi, në çerdhët që ké:

Labirintët tueja janë pa krye,

por me çka pashë e ndjeva unë mbi këte dhé,

mjaft mësova e mjaft mu çilën këta dy sy.

Në shoqninë njerëzore isht’ kenë një gja për bé:

Sinqeriteti kapun në luftë me ty,

e ti, kolonë e pestë, me dinakri,

të sinqeritetit në kështjellin barkas shtri…

Të kam gjetë nën doreza të buta humanitare,

me çapojt e përgjakun të njaj skyftéri…

Në çajë të ngrohta të pashë “bamirëse-kërcimtare”,

me’i zemër si natë dimni kur frynë véri:

Mbi borë përjashta dridhet një lypcarë,

ndërsa.., për té (!) gjithë natën krisë Valcëri!

P’aj, të kishte veç një kokë kjo botë e tanë,

për t’ia këputun ma shpejtë, mundim pa i dhanë!!

Nën maskë të kam gjetun Aristokracije,

me lule e lajle dhe “virtyte Oborri”…

Po, u zbè me’i herë çdo rreze qytetnije,

kur ia zbulova petët këtij laknori….

Të kam gjetë nën xhamadan burri Malsije,

(kujtim i largtë herojsh’ që koha i mori),

hèu, gardh Kanuni thyemun njëqind herë,

për me i lanë burrit shteg “me dalë me ndérë”…

Të kam gjetë nën frakun e njaj Liberali,

që të ngopë me “tolerancë” – “liri-mendimi”,

por, furinë fanatike s’di ta ndali,

kur gjenë përballë një idé të vendosun trimi.

Të kam gjetë mbas syzash të Markës “ideali”,

në dy gropa syshë të thella e të êrrta shqîmi

që botës, dritë s’i dhanë m’sa ‘i natë varri,

sido që të ndrisin syzat me rrathë ari.

Të kam gjetë në xhep të Nacionalistit vlershëm

me dhjetra flamuj tubë të shtrênjtë e të lirë,

mbishkrue me shirit etiketë “i ndérshëm”,

p’r inat të atij që asht veç Shqiptar i mirë!

Në çantë të kam gjetun të Demagogut të tmérshëm

(anmik intrigash, qytetar i dëlirë).

Ndër disa fletë të mshefta, si po i thona:

“Ndani e përçani..,me çdo kusht e jona”!

Të kam gjetun nën petkun e Fétarit tonë,

brumë Farizeu, që pjesën rri tue luejtë:

Tartuf buzë-rrudhë e vetull-vrênjtë gjithmonë,

e mbas perdje asht laksist-gaudent i prunjtë.

Ai e di mirë se dy shelqinjë – si’i thonë –

në një dorë, bèsa, me i mbajtë askush s’ka mujtë:

Detyra e shénjtë në “Sherbim të Perendisë”,

nuk i lè kohë të shikojë plagët e njerzisë…

Të kam gjetë ndër thonjtë e gishtave të Tregtarit,

sa me shkathtësi tespi e rruzare hjedhin,

si të ishin bash verdhukët e bukur t’arit,

që, pikë prej gjakut të fukarasë, i vjédhin…

S’do mend, nga fryti i shtrydhun n’djersë

të mendqarit barkthatë e lakuriq, do fije drédhin,

e ndezë ndo’j dritë në faltore, si “mëkatnorë”,

e, për “me shkelë” Zotin me’i bakshish nën dorë!!..

Të kam gjetë atje ku e ka selinë Drejtësia,

në lagênin e Pilatit, plot gjak të vjetër,

rrjedhun me baltë të Mamonës duerve të tija

dhe, gjak në duer të lame, gatshëm për gjak tjetër!

Të kam gjetun té kamxhiku Flakë e shkëndija,

të apostullit të kulluet të moralit..,

në letër, që shkallët e poshtërsive hypë,

me rrëzue monstrat prej froni dhe, ..,

aty vétë me u shtrue!

Ku nuk të kam gjetë hipokrizi, të dalët fara!

Plaka botën kafshon e, puthë figure…

Moralin së bijës ia mësueka lara-lara…

Djalin me renë ngatrrueka.., lesh tue lënurë…

Miqtë s’po shikohen në sy ma si përpara

pse, mbas shpine i diktuen sho’ shojt’ kusure..,

sé, ma, pallavrat e paundyrë të servilit!!

Se, ma, sadizmi në puthjet e katilit!!!

Të njoh mirë hipokrizi!

Jé dhunë e poshtërsi!

Gënjen synin e pasherri,

por, zemra ndinë jarg ferri në ty,

q’e ngrinë, por, shpirti i drejtë.., nuk di..,

nuk di sesi, por, ndinë..,

se jé h i p o k r i z i !

 

Melbourne, 28 Janar 2021.      

 

 

Pjesa VI

 

  1. ANATHEMA!

 

Toka  me     qiellin …………       –        valën e        mallkimeve,

të       shkrepi        mbi    kokën –        e        gjithë hipokritëve!

Breshni        i         shigjetave   –        të       dyndi,          e        rebéshi,

kudo  që      të       ndeshi         hipokrizinë!

 

Asht lëkundun bésa mbrenda brenë ténja

e pranë blerimëve shpallë shkrûmi e hini

Era helmuese

po u prishë pranverën

Kudo që të dredhuna bini me e zhgulë

Karikaturë që ban të përbuzet

Por, jo, se luleve nuk lidhë virtyti

Farizé i kalbun,

zhyt në ujë të békuem e të filaktérëve as Perendia

-e miqve dhe e vëllazënve,

-ndër votra të familjeve;

-të njâj gêmi ullini, hipokrizinë!

-prej gropës së errësinave,

-rinisë edhe luleve!

-rranjët të kétë ngulë, hipokrizinë!

-e fésë dhe e shenjtënve,

-era e virtyteve!…

-u përgjegjë fryti, hipokrizinë!

-lësho puthje figureve, -tier lamshin e lutjeve

-s’rrêhët njerëzia, me hipokrizinë!

 

Toka me qiellin

të shkrepi mbi kokën

Breshni i shigjetave kudo që të ndeshi

-valën e mallkimeve,

-e gjithë hipokritëve!

-të dyndi, e rëbéshi, hipokrizinë!

Anathema – dëbim, mallkim.

 

 

CONFITEOR

 

O Zot, hipokrizisë unë ia vervita

shigjetat e mallkimet pa u kursye;

por, trupin me trup vrava, pse në sy të Tú

jam vétë, përlye me hipokrizi!

Mbi mue randojnë e më shtypin ato “Vaje”,

që lëshove Ti njëditë mbi Farizéj…

Mos jam unë Farizé i tipit të ri ?!

Pastroj përjashta ênën me kujdes,

e mbrenda asht mbushun plot me kalbësinë,

mizen pështyj’e dévën kapërdijë…

Shikoj qymen në sy të tjerëve e, vetë kam tranë…

Për të fitue ‘i shpirt kërkoj unë tok’e détë

e, kur ta gjejë, e baj ma të zi se vehtën…

Me kyçin që më besove, o Zot, unë derën

vedit ia mbylla, e të tjerë nuk lashë të hyjnë mbrêndë

e, me të verbtit prijës i vérbët, të dy në gropë ramë…

Emnin Tand në gojë e, zemrën larg prej Téje,

vegël tue të ba e kapak ndër të zeza të mija,

Tý, që, jé veç Drejtësi, Tý, që, për hir’

Të së Vërtetës Shênjte, çove vehtën në Kryq!…

Mallkime dhe shigjeta unë meritoj, që,

lëshova gurë mbi të tjerë, si t’ishëm vetë i dlirtë…

Confiteor!… Po, mos vállë ky rrëfim,

asht prap hipokrizia e hipokrizisë ?!!..

 

Confiteor: Rrëfej fajin (shih: Matt.H. 23, 1-33 etj.)

  1. LUTJE!

O Zoti’ em, ma fal sinqeritetin,

ma jep instinktin me e njohun n’erë hipokrizinë;

Ti më jep edhe guximin, të vërtetën

vehtës me ia thanë pa frikë,

si kirurgu m’ia vue thikën gangrenës;

hydren me e shtypë, sa herë kërkon t’ çojë krye,

mos të jém’ unë ujk i veshun me lëkurë kingji,

as varr i zbardhun jashtë e, mbrêndë kufomë!..

O Zoti em, ma jep sinqeritetin

e fëmijës së pafajshëm, të thjeshtë e pa mashtrim!

O Zoti em, ma jep sinqeritetin

e        njerëzve vullnet-mirë, që, paqë lypin,

me vehtën e me shoqin e, me Tý!

Oh, kjo lutje nuk asht,

nuk asht h i p o k r i z i !

 

Shenim F.R.: Ata që e kanë ndigjue prej At Mëshkalles, nuk besoj se e harrojnë këte poezi…

Melbourne, 1 Shkurt 2021.

 

 

AT PJETER MESHKALLA S.J. KA THANË NË VITIN 1966:

 

“Kleri Katolik Shqiptar asht kleri ma heroik që ka me cilësue historia në rrugën dymijëvjeçare të Krishtit, sepse, mbas pesëqind vjet robnije nën Turqi, po të merret historikisht prej vitit 1912, kur Shqipnia u formue si shtet e deri me 1944, që këtu erdhën në fuqi komunistët, tue lanë në njëanë okupacionin fashist italian (me të cilin nuk jam pajtue kurrsesi), janë vetëm 30 vjet mundësi për me formue një Kler Shqiptar, e për 30 vjet me nxjerrë aq Heroj sa kemi nxjerrë na, nuk ka asnjë kler në Botë. Përsa i përket qëndrimit të ndonjenit që e kanë ligështue në tortura të pashembullta, si Don Ejllin e ndonjë tjetër, nuk duhet me harrue fjalët e Kardinalit Minzenti, në Revolucionin Hungarez të vitit 1956, që pat thanë se po rashë në duart e komunistëve, mos merrni asgja për bazë se çka mund të flas mbas arrestimit, mbasi torturat mund të me bajnë mos me kenë ma ky që jam sot; e sigurisht, torturat e Sigurimit Hungarez as nuk mund të krahasohën asnjëherë me torturat e Sigurimit Shqiptar. Dikush nuk ka gjetë forca për me përballue, dikush po…”

 

KEPI I RODONIT AFER DURRESIT, KU GJERGJ KASTRIOTI NDERTOI NJË KËSHTJELLË PER MBROJTJE NGA TURQIT. SOT ME SIGURI, ATY NUK DUHET TË KETË MBETË NDONJË KISHË…

 

6 SHKURT 1967:

 

1967 ISHTE VITI KUR TIRANI DIKTATOR EVER HOXHA, ME SHEGERTIN E VET ANADOLLAK RAMIZ ALIA, I SHKATRROI TË GJITHA KËTO KISHA E OBJEKTE KULTI…

EDHE PSE GJITHË BOTA E DINTE SHUMË MIRË SE: “HEROI YNË KOMBTAR GJERGJ KASTRIOTI – SKENDERBEU, ASHT SHPATA E SKALITUN E HISTORISË SË KOHËS SË RE, QË I UNIFIKOI SHPIRTNISHT TË GJITHA SHTETET MODERNE PER NJË BASHKIMIN EUROPJAN.”

PRANDEJ, EDHE SOT, GJERGJ KASTRIOTI PO MARRSHON FITIMTAR! KUR DUHEJ MENDUE PER HYMJEN N’ EUROPË: TRADHËTARËT E ATDHEUT ZBATUENE “REVOLUCIONIN KULTURAL DHE IDEOLOGJIK” NË SHQIPNINË “ATEISTE” !

Gjithkjo heshtje e turpshme edhe sot në Shqipninë e Gjergj Kastriotit dhe Atdheun e Nanë Terezes!?

A thue e meritonte Shqipnia e Martirizueme nder shekuj një shkatrrim si ky që kemi provue na, në fund të Shekullit XX!?.. 15 SHKURT 1967: Mbas “Fjalimit Programatik” të 6 shkurtit të diktatorit Ever Hoxha, “Fletë-rrufetë” që bijtën si kërpurdhat mbushën qytetet e fshatrat e topituna e të frigueme per palc.

Të dielën e parë ato u vëndosën në dyertë e Kishave, asaj të Fretënve në Gjuhadol dhe në Kishën e Shën’Kollit në Rus.

Kjo stuhi filloi edhe ndër qytete tjera, në Xhaminë e Durrësit, në Lezhë, Milot, Laç etj. Instituti i Naltë Pedagogjik i Shkodrës, ku strehohej si hije anadollaku i njohun Ramiz Alia, filloi përgatitjet per mbledhjet e demaskimit të disa klerikëve nën lëvozhgën “Organizata të Frontit”, me klerikët e parë të 1945: At Gegë Lumën, At Frano Kirin, At Mark Harapin S.J. e At Gjergj Vatën S.J. Kjo nuk ishte rastësi por ishte shfletimi i rregjistrave të parë të Ministrisë së Mbrendshme, mbasi pikërisht me At Gegë Lumen u pat fillue edhe në vitin 1945, dhe vazhdoi me ata klerikë që kishin mbetë pa u zhdukë nga burgjet, intërrnimet e vuejtjet në kampet e shfarosjes PPSh.

Me thirrjen e djegëjes së Kanunit Lekë Dukagjinit, rreshtohej per pushkatim edhe Don Frano Illija, i cili aso kohe po merrej me punimin dhe sistemimin e Kanunit të Skenderbeut… Edhe kjo, a thue ishte “rastësi”!?

Kudo kishte vetem FRIKË! Të gjithëve u dukej se errësina e natës asht ma e përshtatëshme për këtë punë, prandej, edhe dritat fikëshin herët. Fillonte ndër oxhakë tymi shllunga-shllunga në pikën e verës, per zhdukjen e sa dokumentave…

Kur “Fletë-rrufetë” mbulonin dyert e Kishave e kur veglat servile e hipokrite thërrisnin për zhdukjen e Fesë dhe të klerit, ndër sytë e Popullit ngrihëshin monumente të Atyne Martirëve, vazhdë e pashterrëshme e gurrës së HEROJVE të Kishës sonë Katolike si: At Pjetër Meshkalla, At Gegë Luma, At Frano Kiri, At Mark Harapi, Imzot Ernesto Çoba, Don Ndue Soku, Don Injac Gjoka, Don Marin Shkurti, Don Mikel Beltoja, Don Frano Illija, Don Mark Hasi, Don Nikoll Mazrreku, Don Ndoc Ndoja, Don Pjetër Gruda, Don Nikoll Gjini, At Filip Mazrreku etj.

Pra, kudo “Punë, vigjilencë, gatishmëri!” që e shprehun ma kjartë e në gjuhë shqipe domethanë: “Me punue si kafshë, me jetue si dhelpën dhe me ngordhë si qen!”. Me “REVOLUCIONIN KULTURAL” terroristi Ever Hoxha, ka   plotësue portretin e vesëve ma të ndyta të tij tue shpallë Shqipninë “Shtet Ateist”, ndërsa, vegla besnike e tij eonuku I oborrit skilia Ramiz Alia, ka dhanë prova në këtë “Revolucion Kultural” se asht i denjë me u ulë më 13 prill 1985, në kolltukun e flligtë të atij tirani gjakatar të Popullit Shqiptar.

19 MARS 1967, terroristi Ramiz Alia, mbyll perfundimisht Kishat Katolike në Shkoder, tue fillue me Kishen Kathedrale të       Shkodres. Njëheri fillon edhe dhunimi i vorrezave nder Kisha të Atyne klerikëve që kishin vdekë para vitit 1900 dhe 1944.

PRILL 1967: Me porosi të KQ të PPSh dhe të terroristit Ever Hoxha, tek Dosja 2291 Arkivi i Ministrisë së Mbrendshme, prokurori i pergjthshëm Lefter Goga, urdhnon:.. “Hetuesit mund të përdorin torturat më shnjerëzore deri në vdekje të burgosurëve, pa asnjë përgjegjësi penale ndaj të pandehurëve që mund të vdesin në duart e tyre në hetuesi.” Dhe, jo nder pak hetuesi u aplikue kjo shkresë antinjerzore.

Arrestohet kangtari Lukë Kaçaj; perkthyesit Prof. Nikoll Dakaj e Prof. Mark Dema, shkrimtarë, artistë… E deri tek puntorët e thjeshtë dhe besimtarë… E kushdo, që mendohej Atdhetarë!

Tragjedia e Popullit Shqiptar vazhdon në një pafundsi me mbi 120 varreza “pa asnjë shenjë”, të Rinisë së vrame në kufinjë.       Ishte ajo Rini që akuzoi diktatori terrorist Ever Hoxha, per të gjitha veprat e veta… Se, gjoja po i bante Rinia Shqiptare…

E sot, kemi të botueme dhe “Letren tepër sekrete” të tij, ku ai shkruen per Kisha dhe Xhamija: “Me këto forma duhet të vazhdojmë né derisa t’i rrafshojmë ato nga faqja e dheut”. (Sekretari i Parë Enver Hoxha).

Melbourne, 4 Shkurt 2021.

 

 

Pjesa e VIII

 

MBAS NJË TAKIMI ME IMZOT ERNESTO ÇOBEN…

 

Me pat tregue njëherë vetë Padër Meshkalla sesi e kishte thirrë në Argjipeshkvi Imzot Ernesto Çoba, atë kohë në të cilën Ai kryente detyrën e Famullitarit të Shkodrës, dhe i kishte thanë: -A të pelqen me dijtë se çfarë ka shkrue profesori yt kujdestar në karakteristikën që ai ka sjellë prej Austrijet, kur ke mbarue studimet universitare? –Sigurisht që po, ishte përgjegjë ky. Imzot Çoba i kishte dhanë letrën origjinale që kishte shkrue me dorën e tij profesori austriak për Pader Mëshkallën dhe Don Kolec Prennushin dhe, që e kishte përcjellë atë leter atëherë këtu në Argjipeshkvinë e Shkodrës.

Për Pader Meshkallën, kishte shkrue: “…Që asht studioz, i përgatitun në filozofi dhe teologji shumë mirë, por asht nervoz dhe kryefortë, prandej nuk ban me kenë në drejtim të Klerit. Ka aftësi dhe prirje të veçantë për organizimin dhe edukimin e rinisë… Ndërsa për Don Kolecin shkruhej që asht kenë student i shkelqyeshëm në mësime, shumë i përgatitun në filozofi dhe teologji, por asht natyrë shumë e mbyllun dhe e kemi pasë të pamuejtun me e studjue në mbrendësi karakterin e Tij, prandej asht e mira që të kihet nën kujdes për me pa ma vonë natyra e Tij.” Mbasi më tregoi këte, qeshte me atë të qeshunin e Tij karakteristik dhe e pohonte: “…se asgja nuk ka gabue profesori, unë nuk e kam dijtë deri tashti mbas 40 vjetësh, se ai profesori që më donte aq shumë dhe më afronte tej mase, më paska ba atë karakteristikë pa gabue asgja. Ta kishe dijtë – e thonte me të qeshun – makare, do t’i ishe ruejtë mos me më kuptue “kryefortësinë”, mandej fliste gjatë për konsideratën që kishte për përgatitjën e dajës Don Kolec, vullnetin e Tij të hekurt dhe për qendrimin konseguent ndaj dogmave të Kishës, gja të cilën e ka tregue edhe në kohën e diskutimit të “Statutit të Kishës” në mbledhjet që janë ba nga Kleri, në Argjipeshkvinë e Shkodrës, para vitit 1950, para se Ai të vdiste. Kur fliste për kambnguljën e Don Kolecit për mos me e nënshkrue Statutin dhe për ato çeshtje që edhe vetë Pader  Meshkalla ishte i pakënaqun ashtu si ka kenë Ai, nuk i zinte në gojë kurrë ata që me vëprimët e tyne kanë punue për aprovimin e atij Statuti ndër ato mbledhje, por atypëraty vlerësonte pamasë qendrimin heroik të Don Dedë Malajt, i cili u pushkatue mbas një qendrimi shumë burrnor në gjyqin e Tij të famshëm dhe të paharrueshëm për popullin e Shkodrës, që u zhvillue në kinema “Republika” në muajn prill të vitit 1959.

Don Deda vdiq pa e firmue Statutin, ndër të paktët klerikë. Unë ruej kujtime të veçanta për Té dhe do t’i shkruaj veçmas, mbasi meriton ma shumë se këto pak rreshta.

Pader Meshkalla tregonte se, kur ka marrë vesh vdekjën e Don Kolecit, kur ishte në Burrel, “…kam kja për të parën herë në jetën teme, kaq shumë jam pikllue. Ai ishte shoku dhe miku i vetëm i gjithë jetës seme!…”.

Prej Pader Mëshkallës pata marrë vesh se kur jezuitët banin ushtrimet e shpirtit në Kolegjën “Saveriane” të Shkodrës, Don Koleci asht kenë ndër të paktët ata priftën që u thirrnin me mbajtë konferenca filozofike para jezuitëve.

Ai më ka tregue se Don Kolec Prennushin, jezuitët e kanë vlerësue aq shumë, sa vetë Pader Zef Valentini S.J., e kishte cilësue: “Futuro Cardinale d’Albania”.

Me kenë se ra fjala për ushtrimet e shpirtit, njëherë, një prift i ri, i shuguruem mëshehtas në vitin 1962 nga Imzot Çoba, meqë do të hynte përherë të parë në ushtrimët e shpirtit, i tregon Pader Mëshkallës, se si Imzot Çoba i kishte mësue priftit të ri “gjashtë arësyet që njeriu duhet me heshtë!..”  Meshkalla i thotë atij: -“Shko e thuej Imzot Çobës me të mësue gjashtë arësyet që duhet me folë, se s’asht koha me heshtë ma!”…

Kuptohët se në jetën e Pader Mëshkallës nuk ka asnjë çast vend për heshtje, sepse Ai nuk e njihte frikën, madje jo vetëm se nuk e njihte frikën, por e luftonte edhe tek të tjerët.

Kur e kishin çue në burgun e Burrelit Imzot Irené Banushin, Ipeshkëv orthodoks, që u dënue bashkë me Pader Mëshkallën, në herën e parë (1947), disa të burgosun e kishin pyetë Imzot Irenéun, se përse ishin dënue aq shumë vite?.. Ai u ishte përgjegjë: “Mund të dënoheshim ma pak vite, po nuk mujt me ndejë pa folë ashtu si e ka zakon Pader Meshkalla!…”.

E pra, flisni, flisni edhe ju bashkvuajtësit e Tij… Flisni, se kjo asht ajo kohë që e paralajmëronte Pader Meshkalla… Harroni edhe ju gjashtë kushtet që duhet me heshtë!

Flisni ju, o nxanësit e Tij, flisni, mos heshtni… Flisni nëse në gjakun tuej rueni Idealin me të cilin ju mësoi dhe ju edukoi Mësuesi Juej i pavdekshëm, flisni, flisni ju, o Shqiptarë, flisni, se duhët me folë si fliste Ai!…

Kurrë mos harroni porositë e Padër Mëshkalles!… Bisedat e Tij të rrjedhëshme gjithmonë kishin një qellim, prandej koha që kalonte njeriu me Té për të gjithë ishte një shkollë. Çdo fjalë e Tij të mësonte dishka të mangët në atë që mujshe me ditë ti.

Melbourne, 12 Shkurt 2021.

Please follow and like us: