Albspirit

Media/News/Publishing

Artan Hoxha: Pse është i drejtë propozimi i Metës

Gazetari dhe komentuesi Artan Hoxha e ka përmbledhur në 4 pika propozimin e kreut të Kuvendit Ilir Meta për zgjidhjen e ngërçit për reformën në drejtësi. Meta propozoi miratimin e reformës me konsensus dhe menjëherë pas saj vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Në një analizë për syri.net, Hoxha thotë se propozimi i Metës ndahet në katër momente.

“Përmbledhtazi, propozimi i Ilir Metës përmban katër pika të pandashme: i) gjetja me doemos e zgjidhjes së çështjes së fundit të Reformës në Drejtësi, sipas Komisionit të Venecias, me konsensus, pa akuza të ndërsjellta me burg e kapje, me pëlqim të ndërkombëtarëve dhe miratimi i gjithë paketës së reformës nga ky Kuvend mbi të njëjtat parime; ii) shpërndarja e këtij Kuvendi menjëherë pas miratimit; iii) krijimi i një qeverie ekspertësh (apo teknike); iv) zgjedhje të parakohshme në afat të arsyeshëm” – shkruan Hoxha.

Sipas tij vendi përfiton prej këtij propozimi.

“Shumica e përfitimeve janë evidente: reforma miratohet siç duhet dhe si duhet; ky parlament me damkën e kriminalizimit e mbyll me një vepër të lavdërueshme; vendi fiton një parlament të ri të filtruar nga ligji i dekriminalizimit; zgjidhen pretendimet e opozitës për kapje sistemi apo për vjedhje të zgjedhjeve; shmanget qeverisja me këmbën zvarrë; bie çdo dyshim për vjedhje të zgjedhjeve nga qeveria pasi s’ka motiv t’i vjedhë zgjedhjet një qeveri ekspertësh etj” – shkruan Hoxha.

Please follow and like us: