Albspirit

Media/News/Publishing

Dushaj kërkon mëshirë, gjykata i jep 35 vjet burg

Aleksandër Dushaj u shfaq i penduar pas hekurave të kafazit në sallën e gjyqit.

“Jam penduar për atë që kam bërë. Nuk doja t’i vrisja dy vëllezërit Shkami, por kam qenë në kushtet e një gjendje të rënduar psikike. Vrasjen nuk e kam paramenduar, ka qenë diçka e çastit. Kërkoj mëshirë”, ka thënë 31-vjeçari. Por gjykatësja e Shkodrës i dha 35 vite burg për Dushajn, madje në një burg të sigurisë së lartë.

Vëllezërit Shkami mbetën të vrarë në janar të këtij viti në fshatin Drisht të Shkodrës, pasi një nga viktimat nuk i dha vajzën për nuse autorit të krimit. Aleksandër Dushaj ekzekutoi me 20 plumba bashkëfshatarët e tij, Abdulla dhe Skënder Shkami, përkatësisht 61 dhe 50 vjeç. Dy vëllezërit kishin refuzuar që të bënim miqësi me autorin (ky i fundit donte vajzën e Skënderit për nuse). Vëllezërit Shkami kishin dalë për vizitat e Vitit të Ri, pasi njëri prej tyre, pikërisht Skënderi ishte kthyer në atdhe nga Londra ku jetonte, për të kaluar ndërrimin e viteve. Teksa po ktheheshin në shtëpi, në rrugën e Drishtit afër dyqaneve të fshatit, rreth orës 11:30 minuta ata janë qëlluar në pritë me breshëri kallashnikovi nga shtetasi Aleksandër (Esat) Dushaj dhe për pasojë mbetën të vdekur në vend.

 

Please follow and like us: