Albspirit

Media/News/Publishing

Tiangong, stacioni hapësinor kinez është duke rënë

Kina lëshoi stacionin e vet të parë hapësinor, Tiangong, në vitin 2011, në një orbitë ndërmjet 350 dhe 400 kilometrave, pak a shumë si Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor (ISS). Këtu bëhet fjalë për një model unik, i cili peshon 8,5 tonë

TiangongStacioni i parë hapësinor kinez mund të rrëzohet në Tokë në një mënyrë të pakontrolluar, pra në çfarëdolloj pike të mundshme të planetit.

Alarmin e jep shkencëtari amerikan Thomas Dorman, ekspert në identifikimin e satelitëve dhe më pas në studimin e tyre dhe evolucionin.

Kina lëshoi stacionin e vet të parë hapësinor, Tiangong, në vitin 2011, në një orbitë ndërmjet 350 dhe 400 kilometrave, pak a shumë si Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor (ISS). Këtu bëhet fjalë për një model unik, i cili peshon 8,5 tonë, është i gjatë 12 metra dhe ka një diametër prej dy metrash.

Tiangong dhe Shenzhou

Qëllimi i kësaj strukture kineze ishte që të mundësonte testimin e rimorkimit të një anijeje kozmike me njerëz në bord, të kryera me sukses nga Shenzhou 9 e 10. Në kuvertë, të dyja mbanin nga tre astronautë, mes të cilëve edhe një grua, që qëndroi në orbitë për disa ditë.

Edhe pse nuk është e madhe sa ISS-i, edhe Tiangong-u mund të shikohet lehtësisht nga Toka, sepse reflekton rrezet e Diellit me një intensitet të dukshëm. Anembanë botës ka shumë njerëz të pasionuar, të cilët e ndjekin me vëmendje të madhe këtë satelit, apo objekte të tjera hapësinore, që kalojnë apo stacionohen mbi kokat tona. Madje këta studiues shkojnë deri aty sa llogarisin edhe orbitat.

Thomas Dorman, vëzhgues me një përvojë të gjatë, thotë se është i sigurt se kinezët e kanë humbur kontrollin e stacionit hapësinor, i cili aktualisht qëndron pezull dhe rrotullohet rreth vetes.

Kur dhe ku

Ajo që pohon Dorman gjen një konfirmim të pjesshëm nga fakti që vetë Agjencia Hapësinore Kineze deklaroi disa muaj më parë që nuk ishte më në gjendje që të kontaktonte stacionin në orbitën tokësore, e kjo do të thotë se e ka humbur kontrollin.

Në këtë rast, nga autoritetet kineze, nuk ka ardhur asnjë përgënjeshtrim, e kjo të lë të kuptosh që vëzhgimet e bëra nga studiuesi hapësinor janë korrekte.

Nëse është kështu, kur dhe ku do të bjerë ky objekt që peshon mbi 8 tonë? Përgjigjja nuk është e thjeshtë.

Sipas Thomas Kelso-s, punonjës në Qendrën për Standarde Hapësinore dhe Inovacion, i cili ndjek orbitat e objekteve përreth Tokës, rreziku nuk është i menjëhershëm. Kjo sepse kinezët, përpara se të humbnin kontrollin e Tiangong-ut, e zhvendosën atë në një orbitë më të ngritur. Që prej asaj kohe, objekti duket sikur po bie, por shumë ngadalë dhe akti i fundit nuk do të përfundojë përpara fundit të vitit 2017.

Drejt Tiangong 2

Objekte me përmasa si ato të stacionit hapësinor kinez kanë rënë tashmë në Tokë, që nga amerikania Skylab e deri te rusja MIR. Por në shumicën e rasteve, trajektoret e rikthimit në planetin tonë ishin studiuar mirë dhe shkencëtarët kishin llogaritur që pjesët e këtyre objekteve gjigante metalike të binin në Oqeanin Paqësor, pa u djegur në atmosferë.

Kina po shfaq gjithnjë e më shumë interes për eksplorimin hapësinor. Para përfundimit të vitit, ndoshta në shtator, do të hedhë në orbitë Tiangong 2. Duket se ky stacion hapësinor do të jetë i pajisur me të gjitha kushtet që të presë njerëz në bord. Me shumë mundësi, do të jetë hapi i fundit drejt ndërtimit të një stacioni hapësinor gjigant, që do të nisë rreth vitit 2020.

Please follow and like us: