Albspirit

Media/News/Publishing

Putin në Slloveni: Në Europën Juglindore ylli i Putinit ndriçon

Në mesin e kohës së akullt diplomatike mes Perëndimit dhe Rusisë, presidenti Vladimir Putin viziton Slloveninë (30.07). Në shumë vende të Europës Juglindore ai admirohet, disa politikanë e marrin madje si shembull.

Russland Wladimir Putin

Për shkak të tensioneve të Perëndimit me Rusinë, vizita e Vladimir Putinit në Slloveni të shtunën (30.07) shihet me dyshim. Megjithëse shkas për vizitën e shkurtër të shtunën bëhet një rast përkujtimor, Putini do të përkujtojë fatin e 300 të burgosurve rusë para 100 vjetësh, presideti rus duhet të ketë shpresa të mëdha, shkruan analisti i dpa-së, Thomas Brey. “Sllovenia mund të luajë një rol të rëndësishëm në ristartimin e marrëdhënieve të biznesit me Rusisë dhe BE-së”, shkruan gazeta më e rëndësishme sllovene, “Delo”.

Kryeministri slloven, Borut Pahor u përpoq të marrë masa paraprake duke iu lutur partnerëve të BE-së dhe NATO-s, që të mos e shohin vizitën e Putinit në vendin e alpeve dhe Adriatikut si një “thikë pas shpine”. Bëhet fjalë thjesht për “një përkujtim historik”, tha ai. Megjithatë gazeta “Delo” këmbëngul se nga kjo vizitë mund të dalë diçka më e madhe. Në fund të fundit, Rusia “është dhe mbetet” partneri më i rëndësishëm ekonomik jashtë BE-së.

Slowenien Borut Pahor Kryeministri slloven, Borut Bahor

Nëse “vëllazëria sllave” e të dy popujve shpaloset disi me drojë, për shkak të kreut politik rus aq të kritikuar, ka krerë të tjerë shtetesh në fqinjësi që nuk e fshehin admirimin për presidentin rus, shkruan analisti Thomas Brey. Kreu i qeverisë hungareze, Viktor Orban në konceptin e tij të përmendur të “demokracisë joliberale” mori shprehimisht si shembull, Putinin. Kështu zgjerimi i centralit bërthamor nga koha sovjetike me dy të tjerë reparte të tjerë në jug të Budapestit, për të cilin Rusia lëshon dorën me 10 miliardë për këtë, është pasojë normale, shkruan dpa.

Admirimi tek vendet europianojuglindore

Edhe Nikola Gruevski, që qeveris prej më shumë së dhjetë vitesh në Maqedoni, gjithnjë e më në mënyrë autoritare, është një fans i njohur i Putinit. Si shpërblim Rusia i erdhi në ndihmë përmes Ministrisë së Jashtme kundër protestave të vazhdueshme të kritikëve të tij. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Shaparova u shpreh se forcat kundër Gruevskit mbështeten nga SHBA dhe BE, përmes kësaj “ka filluar një praktikë e paturpshme e përzierjes në punët e brendshme në Ballkan.”

Zhgënjimi grek

Ndërsa tek fqinji jugor, Greqia, marrëdhënia me mikun tradicional, Rusinë është e shoqëruar nga zhgënjime. Lidhja shpirtërore përmes fesë së përbashkët ortodokse vjen nga koha e perandorisë ormane. Pas Luftës së Dytë Botërore në kohën e luftës civile (1947-49), grekët u ndjenë të lënë në baltë, kur Bashkimi Sovjetik për shkaqe gjeopolitike e ndërpreu ndihmën ndaj komunistëve. Zinxhiri i zhgënjimeve arrin deri në krizën ekzistenciale të euros, shkruan dpa. Kreu i qeverisë, Aleksis Tsipras ka qenë dy herë vitin e kaluar në Moskë për të tërhequr ndihma financiare, por më kot. As blerja e hekurudhës greke, siç u fol në qershor gjatë vizitës së Putinit, nuk u bë realitet. Në vend të rusëve, erdhën italianët. Ndërsa presidenti i Republikës Srpska të Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik gati lutet rregullisht që të pritet në Moskë, me qëllim që të forcojë pozicionin e tij në vend.

Putin in Belgrad mit Vucic 16.10.2014Putin në Beograd, 16.10. 2014

Entuziazmi serb për Putinin

Në Europën Juglindore janë bërë të pranueshme politika të Putinit që nuk janë patjetër demokratike: Ndikimi i fuqishëm i shtetit në ekonomi, kontrolli i mediave, luftimi i kritikëve në organizatat joqeveritare dhe dobësimi i institucioneve në favor të një lideri të fortë.

Por admiruesit më të mëdhenj entuziastë të Putinit gjenden në Serbi. Presidenti serb, Tomislav Nikolic është angazhuar prej vitesh, që vendi i tij të jetë një pjesë e Rusisë. Pakica serbe në Kosovë kërkoi para vitesh edhe pasaporta ruse, për t’u mbrojtur nga shumica shqiptare, siç u tha. Serbia nuk i ndjek sanksionet e Bashkimit Europian kundër Rusisë, po ashtu zhvillohen manovra të përbashkëta ushtarake me Rusinë. Kreu i qeverisë serbe e vizitoi në maj presidentin rus, ndërsa në shtator pritet që kryeministri rus Dmitri Medvedev të vizitojë Beogradin.

Please follow and like us: