Albspirit

Media/News/Publishing

Klinton emëron një ekip tranzicioni për të pasuar Obamën

Clinton emëron një ekip tranzicioni për të pasuar Obamën

Kandidatja demokrate për Shtëpinë e Bardhë, njoftoi sot në një komunikatë përbërjen e ekipit të ngarkuar me përgatitjen e kalimit të pushtetit me presidentin në ikje, Barack Obama, në rast fitoreje në nëntor.

Emërimi i një ekipi të tillë është traditë në procesin elektoral amerikan, për të përgatitur tranzicionin gjatë javëve të para që pasojnë marrjen e funksioneve të presidentit të ri në muajin janar pas zgjedhjeve.

Që prej vitit 2010, administrata federale ka në dispozicion fonde për të financuar ekipet e çdo kandidati edhe para votimeve të nëntorit, duke u vënë në dispozicion zyra në Uashington.

Please follow and like us: