Albspirit

Media/News/Publishing

MTV VMA 2016, videot më të mira

Në New York janë ndarë çmimet për video-t më të mira të vitit nga MTV. Në ceremoninë e përvitshme morën pjesë emrat më të njohur të skenës muzikore si Beyonce, Rihanna, Britney Spears etj. Gjatë mbrëmjes janë performuar këngët më të dëgjuara të momentit, ndërkohë që nuk kanë munguar edhe momentet pikante mes artistëve. Triumfuesja e kësaj nate ishte Beyonce e cila rrëmbeu plot 8 çmime, duke lënë pas Madonna-n për totalin e çmimeve MTV të fituara gjatë karrierës.

Në Madison Square Garden në Manhattan janë mbajtur çmimet e MTV për Videot Muzikore më të mira të vitit. Mbretëresha e kësaj nate ishte padyshim Beyonce. E nominuar në 11 kategori, Queen Bee ia doli të fitonte në 8 prej tyre, duke përfshirë edhe çmimin për videon më të mirë të vitit për hitin e saj “Formation”. Gjatë mbrëmjes performuan emrat më të nxehtë të skenës muzikore të momentit si Rihanna, Ariana Grande, Nicki Minaj, Nick Jonas e Britney Spears, e cila performoi në këtë show për herë të parë pas 9 vitesh mungesë.

Shfaqja e këtij viti nuk pati një prezantues kryesor, si vitin e kaluar ku Miley Cyrus dhuroi një show më vete me prezantimin e saj dhe veshjet skenike që ajo kishte përzgjedhur. Por, si çdo vit, lista e prezantuesve të çmimeve përfshiu emra të famshëm të showbiz-it e sportit si Jimmy Fallon, Alicia Keys, Drake, Bebe Rexha, Michael Phelps etj. Në listen e artistëve pjesëmarrës, ra në sy mungesa e Taylor Swift, e cila këtë vit nuk ishte e nominuar në asnjërën prej kategorive muzikore.

Rihanna hapi shfaqjen me një performancë në të cilën solli këngët e saj më të famshme ndër vite dhe u nderua me çmimin Michael Jackson Video Vanguard. Performancë mbresëlënëse dhuruan Ariana Grande e Nicki Minaj të cilat prezantuan bashkëpunimin e tyre ‘Side to side’. Ndërkohë që ra në sy edhe rikthimi i bujshëm pas shumë vitesh i Britney Spears në skenën e MTV. Beyonce mahniti të gjithë të pranishmit në sallë me paraqitjen e saj të fuqishme skenike. Queen Bee performoi hitin e saj ‘Lemonade’ si kurrë më parë duke konfirmuar fitoret absolute në kategoritë ku ishte nominuar. Në listën e artistëve performues, ishte edhe këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, e cila dhuroi një performancë vokale të shkëlqyer për publikun dhe shikuesit.

Ndër të pranishmit në sallë, ka qenë edhe Kanye West, i cili u shoqërua në këtë ceremoni nga bashkëshortja e tij, Kim Kardashian. Para se të prezantonte video-n e tij më të re, rapper-i problematik nuk ngurroi ta vendoste veten në qendër të vëmendjes, falë 4 minutave që MTV i kishte vënë në dispozicion. Në fjalën e tij, West, midis të tjerash ka ironizuar me problemet e racizmit, Taylor Swift, ish të dashurën e tij Amber Rose, si dhe ka renditur veten ndër emrat më frymëzues e me influencë në botë përkrah Harry Truman, Henry Ford e Steve Jobs.

Në këtë eveniment nuk ka munguar edhe momenti i tapetit të kuq, ku yjet kanë parakaluar dhe kanë pozuar për fotografët e shumtë. Ja cilët ishin ata që tërhoqën më shumë vëmendje me veshjet e tyre të mbrëmjes.

VIDEO OF THE YEAR

Winner: Beyoncé – “Formation”

Adele – “Hello”

Drake – “Hotline Bling”

Justin Bieber – “Sorry”

Kanye West – “Famous”

 

BEST FEMALE VIDEO

Adele – “Hello”

Winner: Beyoncé – “Hold Up”

Sia – “Cheap Thrills”

Ariana Grande – “Into You”

Rihanna ft. Drake – “Work” (short version)

 

BEST MALE VIDEO

Winner: Calvin Harris ft. Rihanna – “This Is What You Came For”

Drake – “Hotline Bling”

Bryson Tiller – “Don’t”

Kanye West – “Famous”

The Weeknd – “Can’t Feel My Face”

BEST COLLABORATION

Winner: Fifth Harmony ft. Ty Dolla $ign – “Work From Home”

Beyoncé ft. Kendrick Lamar – “Freedom”

Ariana Grande ft. Lil Wayne – “Let Me Love You”

Calvin Harris ft. Rihanna – “This Is What You Came For”

Rihanna ft. Drake – “Work” (short version)

 

BEST HIP HOP VIDEO

Winner: Drake – “Hotline Bling”

Desiigner – “Panda”

Bryson Tiller – “Don’t”

Chance The Rapper ft. Saba – “Angels”

2 Chainz – “Watch Out”

 

BEST POP VIDEO

Winner: Beyoncé – “Formation”

Adele – “Hello”

Justin Bieber – “Sorry”

Alessia Cara – “Wild Things”

Ariana Grande – “Into You”

 

SONG OF SUMMER

Winner: Fifth Harmony featuring Fetty Wap — “All In My Head”

Drake — “One Dance”

Justin Timberlake — “Can’t Stop The Feeling”

Major Lazer featuring Justin Bieber — “Cold Water”

Calvin Harris featuring Rihanna — “This Is What You Came For”

Sia — “Cheap Thrills”

The Chainsmokers featuring Halsey — “Closer”

Nick Jonas featuring Ty Dolla $ign — “Bacon”

Kent Jones — “Don’t Mind”

Selena Gomez — “Kill ‘Em With Kindness”

 

BEST ROCK VIDEO

Winner: twenty one pilots – “Heathens”

All Time Low – “Missing You”

Coldplay – “Adventure Of A Lifetime”

Fall Out Boy ft. Demi Lovato – “Irresistible”

Panic! At The Disco – “Victorious”

 

BEST ELECTRONIC VIDEO

Winner: Calvin Harris & Disciples – “How Deep Is Your Love”

99 Souls ft. Destiny’s Child & Brandy – “The Girl Is Mine”

Mike Posner – “I Took A Pill In Ibiza”

Afrojack – “SummerThing!”

The Chainsmokers ft. Daya – “Don’t Let Me Down”

BREAKTHROUGH LONG FORM VIDEO

Winner: Beyoncé – Lemonade

Florence + The Machine – The Odyssey

Justin Bieber – PURPOSE: The Movement

Chris Brown – Royalty

Troye Sivan – Blue Neighbourhood Trilogy

 

BEST NEW ARTIST

Winner: DNCE

Bryson Tiller

Desiigner

Zara Larsson

Lukas Graham

 

 

BEST ART DIRECTION

Winner: David Bowie – “Blackstar” (Production Designer: Jan Houllevigue)

Beyoncé – “Hold Up” (Production Designer: Jason Hougaard)

Fergie – “M.I.L.F. $” (Production Designer: Alexander Delgado)

Drake – “Hotline Bling” (Production Designer: Jeremy MacFarlane)

Adele – “Hello” (Production Designer: Colombe Raby)

 

BEST CHOREOGRAPHY

Winner: Beyoncé – “Formation” (Choreographer: Chris Grant, JaQuel Knight, Dana Foglia)

Missy Elliott ft. Pharrell – “WTF (Where They From)” (Choreographer: Hi-Hat)

Beyoncé – “Sorry” (Choreographer: Chris Grant, JaQuel Knight, Dana Foglia, Anthony Burrell, Beyoncé Knowles Carter)

FKA Twigs – “M3LL155X” (Choreographers: Aaron Sillis, Benjamin Milan, Kenrick Sandy and FKA twigs)

Florence + The Machine – “Delilah” (Choreographer: Holly Blakey)

 

BEST DIRECTION

Winner: Beyoncé – “Formation” (Director: Melina Matsoukas)

Coldplay – “Up&Up” (Director: Vania Heymann, Gal Muggia)

Adele – “Hello” (Director: Xavier Dolan)

David Bowie – “Lazarus” (Director: Johan Renck)

Tame Impala – “The Less I Know The Better” (Director: Canada)

 

BEST CINEMATOGRAPHY

Winner: Beyoncé – “Formation” (Cinematographer: Malik Sayeed)

Adele – “Hello” (Cinematographer: André Turpin)

David Bowie – “Lazarus” (Cinematographer: Crille Forsberg)

Alesso – “I Wanna Know” (Cinematographer: Corey Jennings)

Ariana Grande – “Into You” (Cinematographer: Paul Laufer)

 

BEST EDITING

Winner: Beyoncé – “Formation” (Editor: Jeff Selis)

Adele – “Hello” (Editor: Xavier Dolan)

Fergie – “M.I.L.F. $” (Editor: Vinnie Hobbs)

David Bowie – “Lazarus” (Editor: Johan Söderberg)

Ariana Grande – “Into You” (Editor: Hannah Lux Davis)

 

BEST VISUAL EFFECTS

Winner: Coldplay – “Up&Up” (VFX Editor: Vania Heymann)

FKA Twigs – “M3LL155X” (VFX Editors: Lewis Saunders and Electric Theatre Collective)

Adele – “Send My Love (To Your New Lover)” (VFX Editor: Jonathan Box, MPC)

The Weeknd – “Can’t Feel My Face” (VFX Editor: Bryan Smaller)

Zayn – “PILLOWTALK” (VFX Editor: David Smith)

_90957436_gettyimages-597574478_90957285_gettyimages-597573568_90957430_gettyimages-597578630_90957434_gettyimages-597573954mgid-ao-image-mtv597574280597570810597574950597576074597570186597577354

 

Please follow and like us: