Albspirit

Media/News/Publishing

Bebe Rexha e lumtur që performoi krah Britney Spears në MTV Music Awards 2016

Në Los Angeles u mbajt mbrëmja prestigjioze e ndarjes së çmimeve MTV Video Music Awards 2016. Në këtë mbrëmje ku nuk munguan yjet e njohur botërorë si: Adele, Beyonce, Rihanna, Justin Timbarlake e Britney Spears, të pranishme ishin edhe dy këngëtaret e njohura shqiptare Rita Ora dhe Bebe Rexha. E kur jemi te kjo e fundit, Bebe ishte pjesë e MTV për herë të parë këtë vit, pas bashkëpunimit shumë të suksesshëm me Nicki Minaj.Këngëtarja ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram një fotografi, ku shihet përkrah këngëtares së famshme Britney Spears, teksa ka thënë se është ndjerë e lumtur që ka arritur të jetë pranë saj.“Momente të mrekullueshme duke dëgjuar një nga dolët e mi të performojë në MTV 2016”, kanë qenë fjalët e saj.

Please follow and like us: