Albspirit

Media/News/Publishing

Izrael, arrestohen 20 përfaqësues të Partisë Komuniteti Kombëtar Demokratik

Njoftohet se forcat izraelite të sigurisë me arsyetimin se kanë shkelur ligjin e financimit kanë arrestuar 20 përfaqësues të Partisë Komuniteti Kombëtar Demokratik, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të publikuar nga policia e Izraelit mësohet se me arsyetimin se kanë shkelur ligjin e financimit kanë arrestuar 20 përfaqësues të Partisë Komuniteti Kombëtar Demokratik në mesin e të cilëve ndodhen edhe avokatë dhe drejtues të partisë.

Sipas lajmit në faqen “Arab 48” të lidhur me partinë thuhet se policia izraelite në rajone të ndryshme ka arrestuar shumë drejtues të partisë duke përfshirë edhe kryetarin e përgjithshëm, Avad Abdulfettah.

Partia Komuniteti Kombëtar Demokratik e cila u formua në vitin 1995 dhe e cila njihet me idetë nacionaliste arabe, deri në vitin 2007 ishte drejtuar nga mendimtari arab Azmi Bishara.

Please follow and like us: