Albspirit

Media/News/Publishing

Ja sa vjet i mbush Google sot

Ja sa vjet i mbush Google sot

Një nga korporatat kryesuese informatike botërore, Google, sot shënon 18 vjetorin e themelimit.

Larry Page dhe Sergey Brin në SHBA më 4 shtator të vitit 1998 themeluan Google si ndërmarrje private, ndërsa si fillim i veprimtarisë së kësaj kompanie pranohet 27 shtatori.

Vlerësohet se kjo korporatë nga viti 2007 kalon mbi një milion server nga baza e të dhënave në botë dhe menaxhon me më shumë se një miliard kërkesa për kërkim.

Google.com në vitin 2013 u shënua si uebfaqja më e vizituar në botë. Gerben Steenks dizajnoi logot grafike me rastin e shënimit të “moshës madhore”.

Please follow and like us: